Grubi: Po lind dielli i reformave dhe barazisë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, mori pjesë në hapjen e Konferencës së parë plenare të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, zëvendëskryetarin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, Shefin për punë politike, juridike dhe të brendshme, informata dhe komunikim nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Llukash Hollub, dhe zëvendësministrin e Politikës së Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok.

Fjalimi i plotë i Artan Grubit

Kam nderin e veçantë ta përfaqësoj Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në këtë Forum respektabil në shenjë të mbështetjes së plotë në fillim të këtij projekti vërtetë të rëndësishëm në drejtim të krijimit të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë të mbështetur bashkërisht nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Qeverisë së SHBA-së.

Ndihma dhe nxitja nga miqtë tanë në SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk ka munguar në asnjë çast, bile edhe në kohërat më të vështira për vendin tonë, përfshirë edhe krizën e fundit të thellë të cilën e tejkaluam bashkërisht, por, në këto çaste të kthimit të besimit në kapacitetet dhe përcaktimet tona, pas procesit të shkurtër stabilizues dhe mbajtjes së zgjedhjeve kredibile që i vërtetuan ato përcaktime, erdhi koha për realizimin e asaj që qytetarët dhe partnerët tanë e presin prej neve pa asnjë arsyetim ose vonesë.

Maqedonia, dhe të gjithë ne, fituam shans të dytë dhe duhet ta shfrytëzojmë në atë mënyrë që doemos duhet të vendosen institucione demokratike që do ta garantojnë sundimin e të drejtës, pavarësinë e institucioneve, përgjegjësinë dhe barazinë e të gjithëve para fjalës së ligjit.

Ne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë jemi të përgatitur dhe vendosur fuqimisht që të sigurojmë gjithpërfshirje në reforma dhe të sigurojmë miratimin e tyre në sistem dhe me atë të ndërtojmë dosje personale, e cila duhet të sjellë sukses në ndërtimin e shoqërisë dhe institucione të besueshme nga të gjithë ne, sukses në sundimin e të drejtës, sukses në luftë kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, ndërtimin e urave me fqinjët tanë dhe të flasim njëri me tjetrin në vend se njëri për tjetrin, dhe me gjithë atë, përfundimisht, hapjen dhe përshpejtimin e procesit aderues si dhe çeljen e dyerve të selisë së re të NATO-s për shtetin tim.

Ndryshimet të cilat i kërkojnë qytetarët tanë, ndryshimet të cilat e presin partnerët tanë ndryshimet të cilat i kemi premtuar ne dhe që duhet sot ti porosisim, duhet ti kyçin të gjitha grupet interesante nëpërmjet të hapjes së debatit për të gjitha çështjet me të gjithë aktorët kryesorë.

Kjo është mënyra e vetme jo vetëm për përparimin e sundimit të së drejtës dhe për ndërtimin e vizionit personal për atë se çfarë vendi anëtar dëshiron të jetë Republika e Maqedonisë, por edhe për arritjen e vendimeve të qëndrueshme dhe të pranueshme në përgjithësi.

Vitin e kaluar më 11 dhjetor, por edhe këtë vit më 15 tetor në Maqedoni, me të vërtetë lindi diell i ri, dielli i lirisë, po unë, dhe të gjithë ne jemi të vendosur që ai diell të jetë diell e barazisë, diell i përgjegjësisë, diell i Maqedonisë Euro Atlantike.

Ky diell që e zgjoi opinionin, së bashku me ndihmën ekzistuese të miqve tanë të sinqertë dhe përkrahësve në Uashington dhe Bruksel, duhet plotësisht ta shfrytëzojmë nëpërmjet të zbatimit të politikës reale dhe pragmatike drejt fqinjëve dhe drejt procesit të aderimit.

Për realizimin e këtij qëllimi kryesisht është i rëndësishme jo vetëm ndërtimi i agjendës nacionale dhe përcaktimi i qartë i gatishmërisë së shtetit në plotësimi i kritereve për anëtarësim si dhe kërkesa e përkrahjes pa dyshim nga Komisioni, por edhe plotësimi dhe implementimi i kësaj Agjende.

Deri tani Bashkimi Evropian përmes institucioneve të tij dhe vendeve-anëtare në mënyrë aktive i mbështeste përpjekjet dhe proceset e Qeverisë për kthimin e vendit në rrugën evropiane. Nga ana tjetër, në mënyrë aktive duhet të përfaqësohet agjenda evropiane e Maqedonisë, për përfshirjen e saj në Udhërrëfyesin e Bashkimit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor më së voni deri në vitin 2025. Vetëm një sinjal i qartë për mbështetjen e normalizimit të mëtejshëm të ambientit politik mund të shpie në konsolidimin e brendshëm të resurseve personale dhe shndërrimin e proceseve formuese në praktikë.

Fryma e projektit të cilin sot e promovojmë, ne në Kuvend dhe posaçërisht në Komisionin për Çështje Evropiane tentojmë ta realizojmë në punën e përditshme. Ky Komision duhet ta ndjek zbatimin e të gjitha ligjeve reformuese të cilat dalin nga Plani Reformues i Qeverisë. Që të ekzistojë një parlament i fuqishëm dhe i pavarur, roli kontrollues i Komisionit në lidhje me Qeverinë duhet të jetë efektiv dhe i fuqishëm, unë dhe kolegët e mi deputetë jemi të përgatitur këtë edhe ta realizojmë.

Duke u mbështetur në faktin se të gjitha partitë politike parlamentare në programet e veta i mbështesin reformat, ne, Komisioni për Çështje Evropiane tentojmë ta plotësojmë në trupin reformues konsensual, në të cilin të gjitha vendimet do të tentojmë të miratohen me konsensus.

Deri tani, në të gjitha mbledhjet e Komisionit në të cilat u debatua për çështjet e ndryshme rreth agjendës evropiane, vendimet, së paku deri tani, u miratuan pa asnjë votë kundër.

Si pjesëmarrës në negociatat e Përzhinos, ndjeja përgjegjësi të fillojmë procesin e reformave me prodhimin e parë formal për të cilin u angazhuam së bashku, ndërsa kjo është Deklarata për përshpejtimin e integrimit të vendit në BE dhe NATO, e cila miratua një zëri dhe me konsensus. Të gjithë 26 anëtarët dhe zëvendës anëtarët e nënshkruan këtë Deklaratë, në prezencë të shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe e paraqitën në Kuvend.

Pikërisht puna e Komisionit është shembull i shkëlqyer për atë se si mund të ndërtohet konsensus ndërmjet të gjithëve, të zhvillohet dialog politik në mënyrë transparente, të përfshihen të gjithë aktorët shoqëror.

Në fund, Ju faleminderit për kohën e ndarë, ju faleminderit për mbështetjen dhe uroj sukses për të gjithë ne, gjatë plotësimit të qëllimit tonë të përbashkët, plotësimin e detyrave tona të shtëpisë dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.


10.Nov.2017