Osmani: Plani 3-6-9 parashikon fillim të negociatave me BE-në

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ivan Korçok, sekretar shtetëror dhe ushtrues i detyrës së ministrit  të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u hapën temat e bashkëpunimit dypalësh që u vlerësua si solid si dhe fushat në të cilat ai mund të thellohet. Zëvendëskryetari Osmani e potencoi nevojën e Republikës së Maqedonisë për promovimin e kapaciteteve për absorbimin e fondeve të BE-së, për çka janë me rëndësi të jashtëzakonshme përvojat e Republikës së Sllovakisë, si lidere e shfrytëzimit të këtyre fondeve në rajon.

Lidhur me procesin e eurointegrimit të Maqedonisë,Osmani shprehu kënaqësinë për mbështetjen e deritanishme për integrimin evropian të vendit nga ana e Sllovakisë, si  brenda Bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të grupit  të Vishegradit.

Me këtë rast, Osmani i prezantoj Korçokut implementimin e deritanishëm të Planit 3-6-9,si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë për t’i zbatuar tërësisht të gjitha rekomandimet,kërkesat dhe sugjerimet e miqve evropianë.

“Plani 3-6-9 është një tërësi unike prej tre pjesësh, dhe në të implementojnë të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet me relevancë, të notuara si pengesë për integrimin tonë euroatlantik. Qëllimi ynë është në përputhje me zbatimin e suksesshëm të pjesës së fundit të Planit, pjesa nëntë, të mos hyjmë në vazhdim të ri, me pjesën e re të 12, por me hapje të negociatave”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani.

Ai shprehu mirënjohje për nisjen e projektit “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë”, që u hap dje dhe u realizua edhe me mbështetjen e ambasadorit sllovak në vend.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Korçok iu referuan edhe mbështetjes të Sllovakisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është me rëndësi të veçantë për perspektivën evropiane të rajonit,dhe u konfirmua  me Deklaratën e Përbashkët të miratuar nga ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të grupit të Vishegradit dhe ministritë e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të nënshkruar në Budapest.


10.Nov.2017