Elezi takim me përfaqësues të UNDP-së

Zëvendësministri për financa Dr.Shiret Elezi  sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të UNDP-së, z-ri lmiasan Dauti, Menaxher i Projektit, Prof. Dr Borche Trenevski, autor i raportit dhe znj. Natasha Ilijeva Acevska, Këshilltare për Vetëqeverisje Lokale.

Në takim u bisedua rreth  raportit mbi financimin e autoriteteve lokale në vend në vitin 2016 i cili është përgatitur në kuadër të projektit "Forcimi i këshillave komunale", zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe është financuar nga Programi për Bashkëpunimit Zviceran. Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i rolit të këshillave komunalë për t'u bërë organe më efektive dhe autonome në nivel lokal, duke siguruar transparencë dhe përgjegjësi më të madhe në nivel lokal.

Qëllimi i përgatitjes së këtij raporti është një analizë e bazuar në gjetjet faktike mbi gjendjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2016 komunale në mënyrë që të zhvillohet një debat të informuar mbi financat komunale në nivel lokal, në mes të këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave. Për më tepër, ky raport do të përdoret gjithashtu për punën e Komisionit për Monitorimin e Financimit të Sistemit të Vetëqeverisjes Lokale në të cilën Ministria e Financave luan një rol të madh.

Raporti duhet të japë të dhëna mbi gjendjen e të ardhurave, shpenzimeve, investimeve kapitale dhe borxheve komunale, të identifikojë pikat e dobëta në sistem dhe të propozojë zgjidhje për t'i kaluar ato.


14.Nov.2017