Osmani: Implementimi i Planit 3-6-9 çon drejt negociatave për anëtarësim në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Bruksel, ishte pjesëmarrës në brifingun për politikë në prestigjiozen-Qendra për Politikë Evropiane, dedikuar Planit 3-6-9 si dhe procesin e përgjithshëm të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë.

Në paraqitjen e tij, Zëvendëskryeministri Osmani para të pranishmëve e shpjegoi shkurtimisht Planin 3-6-9, zbatimin e deritanishëm të pjesës së tretë, por edhe përgatitjet për realizimin e pjesëve të mbetura, gjashtë dhe nëntë.

Në këtë drejtim Osmani i potencoi reformat në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe shërbimet e inteligjencës, si fusha bartëse për të cilat Qeveria tashmë përgatiti draft strategjitë dhe planet aksionale, të cilat i përmbajnë të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet të cilat vijnë nga partnerët ndërkombëtar dhe institucionet relevante.

“Plani 3-6-9 paraqet një tërësi në të cilën me kujdes janë grumbulluar të gjitha kërkesat për reforma nga zbatimi i së cilave presim të ketë rezultat përfundimtarë për hapjen e bisedimeve”, tha ai.

Theksoi që Plani realizohet në përputhshmëri me kornizën e planifikuar, ashtu që pjesa 3 është e përfunduar, dhe e kurorëzuar me mbajtjen e zgjedhjeve lokale korrekte dhe në atmosferë të lirë si dhe të vlerësuara si kredibile nga të gjithë organizatat relevante të vendit dhe te huaja të cilat e ndoqën procesin zgjedhor.

Zëvendëskryeministri Osmani, edhe përkundër përkushtimit të Qeverisë për zbatimin e reformave të domosdoshme, bëri dhe një përmbledhje në përgatitjen e Qeverisë për hapa të guximshme dhe qasjen pozitive rreth mbylljes së çështjeve të hapura politike të cilat janë në drejtim të avancimit të procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi që të gjitha reformat dhe aktivitet zhvillohen në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, ku pohoj se kanë marrë shenja pozitive nga përfaqësuesit Evropian.

“Viti i ardhshëm 2018 pres të jetë vit historik për Maqedoninë për avancim të procesit të integrimit për në BE” theksoi Osmani,duke shtuar se pret që ky moment i optimizmit të shfrytëzohet, ndërsa Maqedonia të mos e humbë shansin për ti mbyllur çështjet për në BE dhe NATO.


14.Nov.2017