Kryetari Ahmeti takon Kryetarin e Selanikut, Janis Butaris: Të thellohet bashkëpunimi
Bashkëpunim midis komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim me Selanikun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka pritur mbrëmë në takim Kryetarin e Selanikut, z. Janis Butaris.

Z. Ahmeti dhe z. Butaris kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për çështje të interesit të ndërsjellë, shkëmbime kulturore, arsimore, bashkëpunim ndërkufitar të komunave  por edhe për kontestin e emrit dhe integrimet EuroAtlantike.

Lideri Ahmeti mbështeti të gjitha idetë për bashkëpunim midis komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim me Selanikun dhe mirëpriti gatishmërinë e z. Butaris për ta thelluar komunikimin midis qyteteve tona.

Z. Ahmeti dhe z. Butaris diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me ç'rast u pajtuan që duhet të arrihet kompromis për kontestin e emrit sa më shpejt duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen EuroAtlantike.


17.Nov.2017