Kryetari Ahmeti takon presidentin e Shqipërisë, Meta: Të thellohet bashkëpunimi
Të realizohet mbledhja e qeverive të përbashkëta që të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura dhe për projektet e dobishme të vendeve tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim, siç njoftoi lideri i BDI-së në një pres konferencë pas takimit, është biseduar për situatat politike në dy vendet fqinje si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Biseduam për situatat politike në dy vendet tona. Meta ishte i interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona si në fushën e infrastrukturës, ashtu edhe në zbatimin dhe materializimin e marrëveshjeve që ende janë të parealizuara. Gjithashtu na inkurajoi që sa më parë të realizohet mbledhja e qeverive të përbashkëta që të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura dhe për projektet e dobishme të vendeve tona” tha Ahmeti pas takimit me Ilir Metën.

Meta gjatë qëndrimit në Shkup realizoi takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi si dhe me kryetarin e VMRO -DPMNE-së, Nikolla Gruevski.


21.Nov.2017