BDI me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit vizitoi Muzeun e Alfabetit

Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, delegacioni i Qeverisë së RM-së i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Hazbi Lika, sot ka vizituar Muzeun e Alfabetit ne Manastir ku ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me figurat e pjesëmarrësve të Kongresit të Alfabetit.

Në hapjen e ekzspozitës, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri theksoi se me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit është realizuar koloni artistike në të cilën janë pikturuar figurat e 11 pjesëmarësve në Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Sot jemi këtu me kolegët e mi të artit figurativë të cilët kanë realizuar një koloni artistike ku kanë pikturuar portretet e 11 kongresmenëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit para 109 viteve. Sot është një ditë e shënuar e kombit dhe me këtë ekspozitë që e kemi realizuar sot kemi tentuar që në një mënyrë të shpaguajmë punën e tyre që kanë bërë sot e 109 vite”, tha sekretari Aziri. Ai falënderoi zëvendëskryeministrin Lika dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e këtij evenimenti.
.
Ndërkaq, sot me fillim në ora 19.00 në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet Koncert solemn.


22.Nov.2017