Grubi: Ligji i gjuhëve duhet të kalojë pa amendamente

Kuvendi duhet ta miratojë ligjin e gjuhëve në formë si që është propozuar, pasi është produkt i konsensusit politik si parakusht për formimin e koalicionit dhe qeverisë, ka thënë për POST.mk, Artan Grubi, deputet i BDI-së dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane (KÇE).

Ai ka paralajmëruar se seancën e Komisionit, si trup amë për ligjin e gjuhëve do ta caktojë kah mesi i dhjetorit.

Kjo nënkupton se BDI nuk do të përkrahë amendamentet e LSDM-së për ligjin e gjuhëve edhe pse koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve Tomisllav Tuntev tha se amendamentet janë harmonizuar me partnerin qeveritarë, BDI.

Grubi shpreson se debati për amendamentet e ligjit do të fillojë deri kah mesi i dhjetorit dhe se nuk mund që më herët të caktojë seancën, pasi si kryetar i Komisionit veçmë ka caktuar takime në Talin dhe Bruksel.

Kryetari i SÇE-së Grubi, ka shtyrë mbledhjen e 6-të ku në rend dite ka qenë leximi i dytë i ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se ka anuluar debatin për ligjin e gjuhëve pasi gjatë javës Kuvendi duhet të merret me çështje të rëndësishme sa u takon reformave, krejt me qëllim që të mos bëhet defokusim i opinionit.

“Vlerësova se kjo javë është me rëndësi për çështje tjera reformuese dhe i dhashë kësaj përparësi, që të mos bëhet defokusim i opinionit nga ajo që për momentin është më me rëndësi dhe urgjente”, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.


23.Nov.2017