Grubi në Bruksel: Rekomandim i pastër dhe datë për negociata

Kryetari i Komisionit për Çeshtje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ka vijuar vizitën në Bruksel duke takuar z. David Kulen nga Komisioni Evropian, përgjegjës për përgaditjen e raportit për Maqedoninë dhe Kosovën.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan në detaje zhvillimet në Maqedoni dhe agjendën reformuese dhe politike të vendit tonë. 

Z. Grubi foli për aktivitetet e parapara të Kuvendit për t i përfunduar detyrat e shtëpisë në mënyrë që t i lehtësohet Brukselit rekomandimi i pastër, por edhe dhënia e datës për fillim të negociatave.

Përkushtimi jonë për reforma, sundim të së drejtës dhe fqinjësi të mirë janë parakushte për të marrë rekomandim të pastër nga Brukseli në pranverë, por në vijim edhe datë për fillim të negociatave për anëtarësim. 

Z. Kulen foli për këndvështrimet e Brukselit mbi aktivitetet reformuese në Maqedoni duke theksuar pritshmëritë e Bashkimit Evropian për rezultate konkrete nga Shkupi. 

Z. Grubi, me ftesë të kolegëve të tij nga Parlamenti Evropian sot do të merrë pjesë edhe në Mëngjesin Evropian të Lutjes ku do të takohet me më shumë pjesëmarrës të lartë, ndërsa pasdite do të ketë takime edhe në zyrën e Mogherinit dhe me treshen europarlamentare. 


06.Dec.2017