Komisioni për Financa dhe Buxhet vazhdoi diskutimin e përgjithshëm të propozim buxhetit të RM-së për vitin 2018

Sot në Kuvend vazhdoi seanca e komisionit për buxhet dhe financa  gjatë diskutimit, zëvendësministrja e financave edhe një herë dha sqarime për projektimin e buxhetit për vitin 2018. Sipas saj, rritja e buxhetit për 4.7% bazohet në klimën e favorshme ekonomike, arkëtimin e të hyrave tatimore dhe rritjen e akcizës për karburante e cila edhe pse me rritjen  përsëri do jenë më të ulta se vendet e rajonit.        

“Parashikimet e buxhetit për vitin 2018 janë bazuar në të dhëna reale dhe në përputhje me parashikimet e BB-së dhe FMN-së në 3.2% të BPV-së. Mund të themi se një nga shkaqet për të parashikuar dhe rritjen e buxhetit për 4.7% është realizimi i të ardhurave tatimore gjatë vitit janar-nëntor të vitit 2017, 4% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që tregon se kemi lëvizje të favorshme në ekonomi. Te tatimi personal kemi rritje prej 7%, te tatimi në fitim kemi rritje për 8,9%, te akcizat 5,3% dhe te të hyrat tjera importuese prej 9,1%" u shpreh Shiret Elezi zëvendës ministër e financave.

Përshkak të arkëtimit më të lartë  të hyrave tatimore kemi kthyer dhe TVSH ndaj kompanive. për periudhën shtator-nëntor janë kthyer 5,9 miljard denar ose për 26% më shumë për periudhën e njejtë të vitit paraprak-sqaroj zëvendës ministri i financave Elezi.

Rreth tekstit të propozim buxhetit janë parashtruar 279 amendamente,  nga opozita.

Debati në Komision zgjat 10 ditë pune dhe më pas kalon në seancë plenare, ku diskutohet edhe pesë ditë të tjera.


07.Dec.2017