Ministria e Ekonomisë në web faqen e saj publikoi një numër dokumentash me interes publik

Ministria e Ekonomisë në faqen e saj zyrtare ka publikuar dokumentet që janë me interes për publikun, nga të cilat një pjesë e tyre për herë të parë, që paraqet përcaktimin tonë për punë me përkushtim,  transparencë të plotë dhe përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.
 
Në fakt, në bazë të Vendimit nga mbledhja e 34 të  e  Qeverisë me ç’rast institucionet obligohen publikisht nëpërmjet web faqeve zyrtare, të publikojnë 21 dokumente, gjegjësisht, fushat  ku janë përgjegjës, me të gjitha informatat relevante për publikun (kontaktet, standardet, shërbimet, etj), Ministria e ekonomisë ka bërë azhurimin e të dhënave ekzistuese dhe ka plotësuar me përmbajtje të reja të dobishme për publikun për punën e ministrisë  të kërkuara nga vet qytetarët.
 
Kështu, në faqen e internetit për herë të parë mund të gjeni buxhetin e  Ministrisë dhe raportet për zbatimin e tij, raportet e revizorëve, planin e prokurimit publik me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet, Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në ministri, lista me të gjithë të punësuarit me pozitë, e-mail dhe telefon, rregulloren dhe kontakt personin për raportim të brendshëm dhe zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga gjithsej  21 dokumentet e  kërkuara në mënyrë plotësuese do të krijohet edhe një kalendar online me  paralajmërime dhe njoftime për ngjarje për çka do të duhet përshtatje teknike faqes.
 
Të gjitha dokumentet me qasje publike nga fusha e Ministrisë së Ekonomisë mund ti gjeni në www.economy.gov.mk në menynë kryesore ose nëpërmjet linkut: http://www.economy.gov.mk/page/informacii-javen-karakter.


07.Dec.2017