Kryetari Ahmeti uron Akademikun Nexhat Daci
Uroj edhe anëtarët e kryesise së re të Akdemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës me dëshirat më të sinqerta

I nderuari Akademik Nexhat Daci,

Kam nderin e veçantë tju uroj për zgjedhjen tuaj për Kryetar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Me rastin e zgjedhjes tuaj, ndjej nevojë që të shpalos një kujtim të posaçëm rreth bujarisë tuaj për mbështetjen morale dhe materiale që na dhatë neve studentëve të vitit 1981 dhe sot ju shpreh mirënjohjen time për këtë veprim.

Njëkohësisht uroj edhe anëtarët e kryesise së re të Akdemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës me dëshirat më të sinqerta për shëndet dhe suksese në kryerjen e detyrës.


21.Dec.2017