Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, pjesë e Samitit Ekonomik në Turqi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është sot pjesë e Samitit Ekonomik të Turqisë në qytetin Şanlıurfa të organizuar nga Klubi Ekonomik i ATIK-ut, ku mes akademikëve, ambasadorëve dhe afaristëve të shumë vendeve tjera të botës po debatohet dhe shkëmbehen përvojat vendore për zgjidhjen e shumë çështjeve tashmë rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me temat e prodhimit, eksportit, shkencës dhe teknologjisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, bujqësisë, energjisë dhe shumë çështje tjera financiare.

Komuna e Çairit duhet të jetë në hap me kohën, të rrisë nivelin e bashkëpunimit dhe të implementojë sisteme të dëshmuara efikase për rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve të saj.


22.Dec.2017