Ali Ahmeti: Viti 2018 është vit vendimtar, na priftë e mbara
Neve na mbetet të bashkohemi dhe ti bëjmë detyrat e shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjtë

Të nderuar qytetar,
 
Me rastin e ndrimit të motmoteve, kam nderin e veçantë që të uroj gjithësecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018.
 
Viti që kemi para nesh është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shtetet e Evropës Juglindore.
 
Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjërimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv për përparimin me rekomandim pa kushtëzime dhe datë për fillim të negociatave, por edhe më me rëndësi, ftesë për anëtarësim në NATO.
 
Neve na mbetet të bashkohemi dhe ti bëjmë detyrat e shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjtë, prandaj, ti përvjelim krahët dhe ti dalim zot këtij përcaktimi.
 
Gëzuar e na priftë e mbara!


31.Dec.2017