Elezi: Viti 2018 do të jetë vit i mirë për ekonominë e vendit

Stabilizimi i situatës politike rriktheu  besimin e investitorëve dhe të pritshmërive si dhe  kemi lëvizje të fortë të investimeve private, të cilat kanë munguar në periudhën e mëparshme.  Realizimi i investimeve kapitale në buxhetin e vitit 2017 është në nivelin më të lartë krahasuar me vitet paraprake  dhe mbledhja e tatimeve është rritur. Kjo u tha pas një takimi të përbashkët të mbajtur në Ministrinë e Financave ku morën pjesë ministri Tevdovski dhe zëvendës ministri Shiret Elezi, me kryeministrin Zoran Zaev së bashku me këshilltarët e tij.

Realizimi total i investimeve kapitale në vitin 2017 është 19.8 miliardë denarë ose 83.6 për qind. Realizimi i të ardhurave totale është rritur, gjë që tregon një përmirësim serioz të aktivitetit ekonomik. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ndikon që dhe viti 2018 të jetë një vitë i qëndrueshëm për ekonominë e vendit ku presim rritje  të PBB-së dhe investimeve kapitale.

Ministria e financave informoj se realizimi i investimeve kapitale në Buxhetin 2017 është në  nivelin më të lartë krahasuar me vitet paraprake. Në vitin 2016, investimet kapitale arrinin në 16.97 miliardë denarë. Ne kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në vitin 2017, nëse e dimë se në gjysmën e parë të vitit realizimi i shpenzimeve kapitale ishte shumë i dobët. Ky ritëm i realizimit do të vazhdojë dhe  do të jetë një shtysë e fortë për rezultatin e përgjithshëm ekonomik për këtë vit.

Në kushtet e rritjes së mbledhjes së tatimeve  në vitin 2017, të ardhurat e përgjithshme  janë rritur për  6,1 % krahasuar me vitin 2016, me një rritje në të gjitha kategoritë kryesore të të ardhurave publike.

Ministria e Financave, në koordinim me drejtorinë për të hyrat publike  në vitin 2017 ka realizuar  kthim të TVSH-së për kompanitë  që është 2.2 miliardë më i lartë se në vitin 2016.

Edhe në vitin 2018 ne do të vazhdojmë me kthimin pa dallim dhe të shpejtë të TVSH-së për kompanitë që do të  ndikojnë në përmirësimin e likuiditetit në ekonominë vendore kumtuan nga ministria e financave.


03.Jan.2018