Ali Ahmeti nesër nis manifestimet për Vitin e Skënderbeut
Do të shënohet "Viti i Skënderbeut" me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Të nderuar,

Nesër, e mërkurë, 17 janar 2018, me fillim në ora 12:30, në Sheshin Skënderbe në Shkup, pranë përmendorës së Gjergj Kastriotit, Lideri Ali Ahmeti nis manifestimet me të cilat do të shënohet "Viti i Skënderbeut" me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Me këtë rast, ftojmë drejtues të institucioneve në pushtetet legjislative, ekzekutive, lokale, shoqata joqeveritare, media, intelektual dhe qytetarët që të bashkangjiten në manifestimin nismëtar për shënimin e Vitit të Skënderbeut. 


16.Jan.2018