ALI AHMETI: Skenderbeu, figura më emblematike për të gjithë popujt të Ballkanit
Skënderbeu është figura më emblematike e shqiptarëve, popujve të Ballkanit, frymëzim me shekuj, ka qenë për të gjithë popujt e shtypur

Në sheshin ”Skënderbej” në Shkup, pranë përmendores së Gjergj Kastriotit, sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i nisi manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Skënderbeu është figura më emblematike e shqiptarëve, popujve të Ballkanit, frymëzim me shekuj, ka qenë për të gjithë popujt e shtypur”,  - tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me këtë rast.

Sipas Ahmetit Skenderbeu ishte një rrezik për të gjithë ata që vendosin sundime gjakatare.

“Skenderbeu mbetet figura qendrore për të gjithë liridashësit, sot me krenari mund të them që edhe vet marrëveshja e Ohrit është fryma Skednderbegiane dhe me krenari ne këtë figure të madhe sot e përkujtojmë, përkundër asaj që pushtues kanë bërë përpjekje në vazhdimësi që gjithpçka të fshihet, të shlyhet nga kujtesa e shqiptarëve, që heroi ynë kombëtar, të mos lë gjurmë” – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kurrora me lule kanë vendosur edhe deputetë të BDI-së, krerë të komunave dhe drejtor institucionesh shtetërore.


17.Jan.2018