Ali Ahmeti: Kompromisi i pranueshëm për të dyja palët është i arritshëm
Kompromisi i dinjitetshēm dhe i pranueshëm për të dyja palët është i arritshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Francës në Maqedoni z. Kristian Timonier.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Timonier bashkëbiseduan për aktualitetet politike, çështjen e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin EuroAtlantik dhe reformat sistemore. 

Z. Ahmeti foli rreth procesit të ndërmjetësuar nga z. Nimic për kontestin me Greqinë dhe shprehi mbështetje të plotë për dialogun intenziv drejt zgjidhjes përfundimtare. 

Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi që koalicioni qeveritar dhe shumica reformuese janë të pregaditur që t'i qasen pengesave të fundit në rrugën tonë drejt BE dhe NATO. Ahmeti ftoi edhe opozitën që ta përkrah këtë proces duke u bërë pjesë aktive e suksesit të qytetarëve dhe vendit tonë.

Kompromisi i dinjitetshēm dhe i pranueshëm për të dyja palët është i arritshëm.

Z. Ahmeti gjithashtu  foli edhe për patjetërsueshmërinë e vazhdimit me procesin reformues në vend dhe BDI mbetet e përkushtuar që ti prij procesit reformues. 


02.Feb.2018