Ali Ahmeti ngushëllon familjen e profesor Remzi Nesimit
Familjes së nderuar të profesori të ndjerë dhe gjithë shqiptarëve ua përcjell ngushëllimet më të sinqerta

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen e profesorit Remzi Nesimi i cili ka ndëruar jetë sot. 

"Me pikëllim e mora lajmin e hidhur për vdekjen e profesor Remzi Nesimit!

Familjes së nderuar të profesori të ndjerë dhe gjithë shqiptarëve ua përcjell ngushëllimet më të sinqerta.

Profesor Remziun, edhe pse të shtyrë në moshë, ishim mësuar ta kemi gjithnjë pranë nesh...si mësues i filleve te kryehershme, edhe si nismëtar i unifikimit të gjuhës shqipe, edhe si pjesëmarrës i të gjitha  aktiviteteve arsimore, kulturore e politike që shënuan gjysmëshekullin e fundit.

Prandaj humbja është më e madhe së vdekja e babait, familjarit, bashkëqytetarit e bashkëkombasit. 
Duke kujtuar emrin dhe veprën e profesor Remziut duhet të frymëzohemi me shembullin e tij të një veprimtari të paepur: mesues, pedagog, gjuhëtar e studiues i madh.

Ngushëllime e qoftë i përjetshëm kujtimi i profesor Remzi Nesimi." shkruan Ali Ahmeti.


04.Feb.2018