Osmani: Strategjia hap në mënyrë eksplicite mundësinë e hyrjes në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropian, Bujar Osmani, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajti prezantim të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

“Si Qeveri, por dhe si shtet, por edhe në përgjithësi si shoqëri, kemi të gjitha të drejtat të jemi të kënaqur nga progresi që kemi bërë periudhën e kaluar, progres që u valorizua në përmbajtjen e Strategjisë së Komisionit Evropian”, theksoi Osmani në fillim të Prezantimit. Si një ndër sukseset Osmani shtoi edhe faktin që në Strategjinë, në mënyrë eksplicite është theksuar mundësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor që akoma nuk kanë filluar bisedimet, t’i arrijnë vendet që udhëheqin dhe të kyçen në dinamikën 2025 e cila parashihet në Strategjinë.

“Në strategji tani më njoftohet për rekomandim të pastër për Maqedonisë për fillimin e bisedimeve, dhe në përputhje me suksesin në mbylljen e çështjeve politike, duke e përfshirë edhe çështjen e emrit me Greqinë, Maqedonia mundet të pret vendim për fillimin e bisedimeve”, theksoi Osmani, duke shtuar se duke e marrë parasysh stazhin e gjatë të periudhës para-aderuese dhe përparimin e dukshëm në harmonizimin me BE-në,të arritur pikërisht gjatë kësaj kohe, inkuadrimi në dinamikën 2025 bëhet i prekshëm, i arritshëm e besa edhe i sigurtë.

Në vazhdim Osmani para mediave prezantoi detyrimet që duhet të marrin vendet aspirate, më së shumti në adresimin e çështjeve të brendshme në kontekst të përgatitjes së tyre për anëtarësim në BE, si dhe në mbylljen e çështjeve të hapura, në përputhje me kriteret për fqinjësi të mire. “Me Strategjinë, Bashkimi Evropian na dërgoi dy mesazhe shumë të rëndësishme: E para, se do të zgjerohet vetëm me vendet që i plotësojnë kriteret, që do të thotë se secili vend me doemos ti kryejë reformat e duhura dhe e përgatitur të aderojë drejt BE-së, dhe e dyta, se nuk mendon të importojë probleme politike, respektivisht vendet së pari duhet të mbyllin çështjet bilaterale me fqinjët, dhe pas saj të pranohen në BE”, theksoi Osmani. Ai shtoi se është mirë që edhe në Strategjinë e Bashkimi Evropian parashihe angazhim që t’ju ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e këtyre sfidave, si dhe parasheh edhe sërë masash me të cilat vetë BE-ja, në mënyrë institucionale, politike dhe financiare do të përgatitet për anëtarët e rinj.

Në kuadër të prezantimit Osmani iu referua edhe në dobitë nga Strategjia që i takojnë Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës së afrimit, si që janë rritja e mjeteve për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, agjenda digjitale, mbështetje në biznes etj., si segment i rëndësishëm për konvergjencë e të gjitha sferave shoqërore në Republikën e Maqedonisë me ato vende –anëtare të BE-së.

“Strategjia tregoi se viti 2018 është vërtet vit i mundësive, dhe shpresoj se këto mesazhe do të pranohen nga të gjitha faktorët relevant shoqëror dhe politik në vend, duke i përfshirë këtu edhe institucionet tjera dhe opozitën, dhe se në përputhje me udhëzimet e Strategjisë, do të ndërtojmë konsensus nacional për çështjet strategjike, si kusht për progres në integrimet evropiane”, deklaroi Osmani në fund.


08.Feb.2018