Elezi: Ligji për evidentimin e borxheve në procedurë qeveritare

Që të shmanget grumbullimi i borxheve të paevidentuara si në të kaluarën, Qeveria do të ketë njohuri të plotë në të gjitha detyrimet e marra, të maturuara dhe të pa paguara nga ana e organeve të pushtetit shtetëror, institucionet publike, fondet dhe komunat, që me ligj do të jenë të detyruara ti evidentojnë në një sistem elektronikë. Siç njoftojnë ministria e financave sot, Ligji për paraqitjen dhe evidentimin e detyrimeve këto ditë do të hyjë në procedurë qeveritare me të cilën do të rregullohet detyrimi i atyre që posedojnë mjete publike ti paraqesin borxhet e tyre.

Këto ditë në procedurë qeveritare do të hyjë Ligji për paraqitjen dhe evidentimin e detyrimeve. Ky ligj do të mundësojë mundësi për transparencë dhe forcim të përgjegjësisë me posedimë të mjeteve publike  ku duhet bërë evidentimi kompletë i detyrimeve të marra, të maturuara dhe të pa paguara në një sistem të përshtatshëm nga ana e organeve e pushtetit shtetëror, ndërmarjeve publike, institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Kështu do të ketë njohuri e plotë në detyrimet e mbetura të këtyre subjekteve, që është parakushtë themelorë për ndaliminë e përsëritjes sistematike të këti problemi në të ardhmen.

Përveç vendimit ligjorë, në fazën përfudimtare është pergaditja e një softueri në të cilën të gjithë institucionet rregulishtë do ti plotësojnë të dhënat përmes web-aplikacionit. Pasi Kuvendi do të jepte mbështetje për Ligjin për paraqitjen dhe evidentimin të detyrimeve, ky softuer shpejtë mundë të vendoset në funksionimë. Përveç transparencës së plotë në aspektin e shpenzimit të parave publike në të ardhmen, kjo ygjidhje do të sjellë edhe përgjegjësi më të madhe dhe parandalim të akumulimit të borxheve tek institucionet në të ardhmen theksoi Shiret Elezi zevendes minister i financave.

Vitin e kaluarë Ministria bëri hulumtime që të vërtetohet saktësishtë sa borxhe të vjetra kanë institucionet shtetërore, fondet, ndërmarjet publike dhe komunat, ku erdhë në një shumë të borxheve të mbetura  prejë 22 miliard denarë më 31 maj 2017. Atëherë ishte njoftuarë se do të zhvillohet një sistem efikas për evidentimin e detyrimeve.


09.Feb.2018