Shiret Elezi pjesëmarrëse në konferencën për tatimet

Zëvendës Ministrja e financave Shiret Elezi merr pjesë në Konferencën e Parë Globale e Platformës për Bashkëpunim mbi Tatimet – Tatimet dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që mbahet në Nju Jork, SHBA, dhe që organizohet nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Platforma për Bashkëpunimin mbi Tatimin do të mbajë Konferencën e Parë Botërore më 14-16 Shkurt, 2018 në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Konferenca do të fokusohet në drejtimet kryesore për politikën dhe administrimin e taksave të nevojshme për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në konferencë marrin pjesë Ministrit e financave nga e gjithë Bota, dhe përfaqësues të lartë politik.
Në konferencë, pjesëmarrësit do të flasin për rolin e tatimeve për rritje të qëndrueshme ekonomik, investime dhe tregti, dimenzioni social i tatimeve (varfëria, pabarazia dhe zhvillimi njerëzor), zhvillimi i kapacitetit tatimorë dhe bashkëpunimi tatimorë.

Një nga objektivat e konferencës ndër të tjerat është që të ju ofrojë pjesëmarrësve udhëzime se si mund t’i përmirësojnë efektet tatimore në vendet e tyre dhe të arrihet zhvillim i qëndrueshëm.


14.Feb.2018