21 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, kryetari Ahmeti: Të punojmë fortë për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE

Dje është shënuar 21 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në një intervistë pë Indeks.mk kryetari i BDI-së ka elaboruar të arriturat nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje e deri më sot, si dhe punët që duhet bërë për të ardhmen deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Vetëm të bëjmë një krahasim para 2001 dhe pas 2001 me Marrëveshjen e Ohrit nga 150 policë sot ke mbi 2300 policë, në strukturat e shtetit vetëm të bëjm një krahasim pas 2001 me Marrëveshjen e Ohrit nga 65 oficerë sot janë mbi 2000 oficerë dhe nënoficerë, do të thotë vetëm bëjmë një krahasim para 2001 dhe pas 2001 nga një administratë shtetërore dhe publike që ishte me 3% sot e ke mbi 20%, kështu thekson kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën për 21 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në përvjetorin e Marrëveshjes sé Ohrit, si e shihni z. Ahmeti statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

Tani jo njëherë është konfirmuar që në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar statusi juridik dhe politik i shqiptarëve, do të thotë është një e arritur jashtëzakonisht e madhe por nuk do të thotë që ne duhet të kënaqëmi me të gjithë këtë që është arritur, sepse ka edhe shumë punë për të bërë. Por shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dukshëm e kanë përmirësuar statusin e tyre. Shqiptarët janë shtetformues me flamurin e tyre kombëtar, me universitete, me përfaqësim të drejtë në administratën publike dhe shtetërore, me përfaqësim të drejtë në polici dhe ushtri. Vetëm të bëjmë një krahasim para 2001 dhe pas 2001 me Marrëveshjen e Ohrit nga 150 policë sot ke mbi 2300 policë, në strukturat e shtetit vetëm të bëjm një krahasim pas 2001 me Marrëveshjen e Ohrit nga 65 oficerë sot janë mbi 2000 oficerë dhe nënoficerë, do të thotë vetëm bëjmë një krahasim para 2001 dhe pas 2001 nga një administratë shtetërore dhe publike që ishte me 3% sot e ke mbi 20%, dhe gjitnjë e më tepër është duke u punuar që të arrihet përfaqësimi i duhur edhe pse ka shumë dikastere që shqiptarët kanë dhe mungesa kadrovike dhe pse ne themi që nuk kemi mungesa por unë e di të vërtetën dhe ballafaqohem me të vërtetën, sepse ka gjëra të cilat janë deficitare për ne shqiptarët sepse kemi pas mungesë të arsimit të duhur për dikastere të ndryshme, por gjërat po ecin në drejtim të mirë dhe nuk duhet të ndalemi këtu.

Një nga synimet e Marrëveshjes së Ohrit ishte barazia, integrimi në NATO dhe në BE, por edhe zhvillimi ekonomik, 21 vite pas, sa konsideroni se janë arritur këto synime?

Tanimë ne jemi vend anëtar i NATO dhe tanimë kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe anëtarësimi i plotë në BE do të varet kryesisht nga ne se sa do të bëjm detyrat e shtëpisë, dhe një nga detyrat më të drejtëpërdrerjta është reformat në gjyqësor, arsim, shëndetësi, të jemi të përkushtuar në drejtim të vettingut duke pasur parasysh tek njerëzit që janë të denjë për përfaësim të shtetit me profesionalizëm në punën e tyre, pra kjo do të mbetet detyrë e jona kryesore deri në anëtarësimin e plotë dhe unë jam shumë i bindur që poqëse ne i kryejmë detyrat tona me sukses do të thotë brenda një periudhe edhe jo të largët ne mund të jemi anëtar në BE nëse me përkushtim kryejmë detyrat. BE nuk kërkon diçka që ne nuk mund të bëjmë, BE nuk kërkon diçka që nuk është në mundësinë tonë, BE kërkon standarde të cilat e forcojnë vendin tonë e përparojnë vendin tonë në luftë të pakompromisë me krimin, korupsionin dhe me një administratë publike shtetërore funksionale.

A kanë përfituar të gjitha komunitetet apo veç shqiptarët nga Marrëveshja e Ohrit?

Nga kjo marrëveshje kanë përfituar të gjitha komunitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në rradhë të parë paqja, stabuliteti dhe ardhmëria e këtij shteti por kanë përfituar të gjitha komunitetet e vogla të cilat ishin të shtypur e të mbivotuar, të anashkaluar nga sistemet e mëhershme. Janë avancuar të gjitha komunitetet e vogla duke filluar nga turqit, boshnjakët, serbët, romët, përfituan edhe besimet e ndryshme fitoi edhe besimi që nuk i takonte Kishës ortodokse por evangjeliste dhe këtë ma ka pohuar ish presidenti Trajkovski se me MO fituan edhe ata, edhe sinagoga hebraike, dmth u avancua si të gjitha besimet, si besimi krishterë ortodoks e islam, edhe fetë u bënë të barabvarta dhe të respektuara në këtë vend. Dmth me MO fitoi paqja, stabiliteti, siguria dhe avancimi i komuniteteve në të gjitha fushat që ishin të persekutuar dhe anashkaluar.

Cili do të ishte urimi juaj për qytetarët në këtë përvjetor?

Mendoj që qytetarët të kenë besim jo vetëm shqiptaret, edhe maqedonasit dhe gjithë komunitetet tjera se MO ka qenë gurrëthemeltar për përparimin dhe avancimin e Maqedonisë, si në anëtarësimin në NATO, si në anëtarësimin në BE, si në menaxhimin që është bërë me vendet fqinje dhe motoja jonë ka qenë zero problem me fqnjët dhe ky orientim do na shërbejë edhe më tej. Të punojmë me forcat e orientuara që sa më parë të jetësojmë të gjitha kërkesat të cilat i kanë qytetarët që vendi sa më parë të jetë në BE, vendi sa më parë të jetë i avancuar në fushën e ekonomisë, punë për të gjithë, stabilitet, paqë e siguri për të gjithë dhe bashkë të ndërtojmë ardhmërinë.

https://fb.watch/eUWnWt4BAu/
Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…