BIOGRAFIA E ALI AHMETIT

Ali Ahmeti ka lindur më 4 janar 1959, në fshatin Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaron në vendlindje. Në vitin 1979 fillon stdimet në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës.

Në demonstratat studentore të vitit 1981 bëhet njëri nga bartësit e lëvizjes studentore. Si pjesëmarrës aktivist i demonstratave studentore arrestohet dhe dënohet me 60 ditë burgim që i vuan në Kërçovë.

Në mars të vitit 1982 në një vjetorin e protestave si tentativë për riorganizim arrestohet në Prishtinë dhe dënohet me burgim dy mujor të cilin e vuan në Mitrovicë. Gjatë vitit 1982 bëhet anëtar i OMLK-së, në Prishtinë, ku shpërndan shtypin ilegal Bashkimi, Liria, Lajmëtari Lirisë dhe Zëri Kosovës.

Në krijimin e “Partisë së Luftës”,1983 është pjesë përbërëse e strukturave organizative.

Në korrik të vitit 1984 me vendim të organizatës, koordinon organizimin brenda dhe jashtë për bashkimin e grupeve atdhetare.

Pseudonimet e para të periudhës fillestare të veprimtarisë në ilegalitet të Ali Ahmetit kanë qenë: ”Burimi”, “Petriti” e më pas Abazi”

Në fillimin e vitit 1985 në Kosovë, Ali Ahmeti jep kontribut të rëndësishëm në krijimin e Komiteti Organizativë si organ politik drejtues i Organizatës dhe më vonë në Byron Organizative.

Me vendim të organizatës në qershor të vitit 1985 udhëton për në Zvicër ku Ali Ahmeti merr statusin e azilantit politik.

Si anëtarë i Kryesisë së LPK-së, emërohet koordinator mes grupeve ilegale jashtë dhe brenda vendit.

Në prill të vitit 1993, LPK e ngarkon me detyrë organizimin e “Mbledhjes Konsultative” që u mbajt në Kollare të Kërçovës, ku u morrën vendime të rëndësishme, njëri prej tyre ishte përgaditja e kryengritjes së armatosur.

Në vitin 1994 në Prishtinë, merr pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të LPK-së, ku merret vendimi që strukturat ilegale të kalojnë nga lufta guerile në luftën e përgjithshme të armatosur.

Koordinimin e formimit dhe organizimit të UÇK-së e udhëhiqte “Sektori i Rëndësisë së Veçantë” i formuar nga kryesia e LPK-së, ku njëri ndër tre anëtarët e tij ishte Ali Ahmeti-Abaz Xhuka.

Me vendim të Komitetit Drejtues të Lëvizjes ,Ali Ahmeti rikthehet në Kosovë ilegalisht në janar të vitit 1989 dhe është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe masave popullore.

Në vitet 1989/90, Ali Ahmeti ka qenë aktiv në organizimin e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.

Në strukturimin organizativë Ali Ahmeti në vitin 1986 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës.

Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993,me detyrë speciale në sektorin ushtarak.

Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga viti 1993 deri në vitin 1998, Ali Ahmeti ka qenë pjesë e delegacioneve të kryesisë së LPK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në takimet e realizuar me udhëheqësit e Tiranës zyrtare.

Gjatë veprimtarisë së tij ilegale ka pas disa tentative për eliminimin e Ali Ahmetit por më serioze ngelet ajo e datës 26 shtator të vitit 1998, ku në momente të fundit shpëton nga një pritë sulmi me pasoja fatale.

Në Kuvendin e LPK-së mbajtur në Prizren, qershor 1999, Ali Ahmeti merr vendim që radhët jashtë territorit të Kosovës, të vazhdonin me organizimin e tyre ilegal.

Në vitin 2001 Ali Ahmeti zgjidhet Komandant i Përgjithshëm dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftoi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.

Udhëhoqi revolucionin e vitit 2001 përmes të cilit u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve në Ohër, firmosur si garant të saj nga tre faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar: NATO,SHBA dhe BE.

Pas, Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar në gusht të vitit 2001 dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ali Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në fillim të vitit 2002, Ali Ahmeti inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të dizajnuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Në qershor të vitit 2002, Ali Ahmeti themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie.

Në 13 maj 2008 gjatë fushatës elektorale në fshatin Rakovec të Tetovës, shpëton nga një atentat, tentativa për vrasje.

Nga viti 2002 deri në vitin 2024, Ali Ahmeti dhe subjekti që drejton nuk ka njohur asnjë humbje politike.

Ka kontribut të qenësishëm në ecurinë e realizimit të drejtave të shqiptarëve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe në sigurinë e stabilitetit të vendit duke kontribuar në zgjidhjen e shumë situatave nga të cilat veçojmë, zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar bashkë me universitetet shqiptare, arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e vendit në NATO si dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Aktualisht është deputet në mandatin e tetë dhe Kryetar i BDI-së, ku synimi e subjektit që drejton, ngelet barazia dhe bashkimi ynë në gjirin e familjes Europiane!