Besimi: Investimet në zhvillimin e kapitalit njerëzor kanë rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e ekonomisë

– Investimet në zhvillimin e kapitalit njerëzor kanë rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e vendit, veçanërisht në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Mënyra se si vendet po përballen me pasojat e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid – 19 dhe goditjet në shëndetësi, arsim, kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe vendet e punës, ndërtimi i sistemeve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse rezistente ndaj goditjeve në të ardhmen, promovimi i mundësive ekonomike dhe njëherit sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale, ishin temat që u diskutuan nga ministrat e Financave dhe zhvillimit nga vende të ndryshme të botës, së bashku me nënkryetarin e Bankës Botërore për zhvillim të kapitalit njerëzor, Manta Murti dhe Kryetarin e Grupacionit të Bankës Botërore Dejvid Malpas.Pjesëmarje aktive dhe fjalim pati ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmir Besimi, i cili e theksoi përkrahjen e Qeverisë dhe ministrisë së Financave për investimet në kapitalin njerëzor, e cila dëshmohet edhe me kyçjen e vendit në projektin “Kapitali Njerëzor” të Bankës Botërore. – Reformat në shëndetësi, arsim dhe sferën sociale kanë filluar, por gjithashtu na pret punë e madhe lidhur me to. Nga aspekti i financimit në këto sektorë, janë paraparë rritje e mjeteve si pjesë e BPV-së, njëherit duke pasur parasysh efikasitetin e këtyre investimeve. Reformat që kemi nisur në bashkëpunim me Bankën Botërore mundësuan intervenim shtetëror më efikas gjatë përballjes me pasojave nga kriza, duke lehtësuar ndërkohë kanalet e distribuimit të shërbimeve publike. Ne vazhdojmë me këto reforma kryesore edhe më tutje, të cilat janë bazë për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm, theksoi ministri Besimi.Besimi potencoi se po punohet në mënyrë aktive për masat dhe aktivitetet që do të kontribojnë në avancimin e zhvillimit të resurseve njerëzore, si një nga shtyllat në të cilat bazohet Strategjia për financimin e rritjes së përshpejtuar. – Masat dhe aktivitetet që ndërmerren me qëllim të avancimit të arsimit, shkencës dhe shëndetësisë, aktivitet më të madh të popullatës së aftë për punë, si dhe masat për rritjen e mbrojtjes sociale do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë – tha ministri. 

Related posts

Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Qipros, Theophylactou

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ana e Sh.T. z. Demetrios Theophylactou, Ambasador i…

Shaqiri: Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me konferencën virtuale…

Osmani: NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në video-konferencën e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut…