Shaqiri: Jemi të vendosur të çojmë procesin e reformës së administratës shtetërore deri në fund

☑️Jemi të vendosur të çojmë procesin e reformës së administratës shtetërore deri në fund.📌Punojmë vazhdimisht në këtë drejtim dhe shkëmbejmë eksperienca me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe bashëpunojmë me shkollën rajonale për administratën publike (ReSPA).➡️Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) është organizatë rajonale e nisur si iniciativë e përbashkët nga Komisioni Europian dhe Banka Botërore. Kjo shkollë menaxhohet dhe udhëhiqet nga 5 anëtarë të saj: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbija dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.➡️Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) jep një ndihmesë të madhe në procesin e reformës në administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.Kam qënë në komunikim të vazhdueshëm me homologët e mi të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe këto komunikimi do intensifikohen akoma më shumë në të ardhmen. Së fundmi zhvillova bisedë me përfaqësues të Departamentit të administratës publike të Republikës së Shqipërisë.📞Sot pata një bisedë telefonike me Ministren për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale të Republikës së Sërbisë, znj. Marija Obradovic.Temë diskutimi e bisedës tonë ishte Shkolla rajonale për administratën publike (ReSPA) dhe reforma e administratës publike.Shkëmbimi i eksperiencave në këtë fushë është tejet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij procesi.☑️Bisedën telefonike e mbyllëm duke rënë dakort që komunikimi  dhe bashkëpunimi ynë i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Takimi i Ministrit Bekteshi me Ambasadorin e Kazakistanit, Abdrashov: Në fillim të korrikut do të mbahet Komisioni i parë maqedono-kazakistanez për tregti dhe bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Zhanibek Abdrashov. Tema…

MMJPH: Promovohen Listat e kuqe kombëtare të kërpudhave dhe gjitarëve dhe Katalogu i llojeve të habitateve me rëndësi evropiane në RMV

Në ngjarjen virtuale të djeshme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor promovoi Listat e kuqe të kërpudhave dhe të pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar dhe Katalogun e llojeve të habitateve me rëndësi evropiane- Listat e kuqe kombëtare të kërpudhave dhe pesë llojeve të gjitarëve të seleksionuar (rrëqebulli, ariu, lundra, ujku dhe çakalli), si dhe Katalogu i habitateve…

Grubi pret në takim Sali Muratin, e falenderon për bashkëpunimin

Në një takim pune zëvendëskryeministri i parë dhe ministër përSistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi kapritur kryetarin e deritanishëm…