Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi, i lindur më 25 Shkurt të vitit 1978, në fshatin Sellcë të Tetovës. i Martuar dhe baba i tre fëmijëve

Shkollimin fillor e ka kryer në Sh.f. “Rilindja ”, f, Sellcë – Tetovë,Shkollimin e  mesëm  në Gjimnazin e  Tetovës. Ndërsa studimet universitare në Fakultetin i Shkencave Natyrore  – Shkup, Instituti i Teknologjisë së Informacionit,  dhe studimet postdiplomike i ka kryer  në universitetin i evropës juglindore.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qënë i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve , dhe ka kryer funksione të rëndësishmë në departamentin e komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit si dhe në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011,  ka qenë menaxher në kompaninë Neon Systems – Tetovë ndërsa nga viti 2011 deri 2016  ka qenë menaxher rajonal i kompanisë franceze për inspekcion APAVE Shqipëri & Kosovë

Në periudhën 2013-2017 , ka qenë anëtar i zgjedhur në këshillit e qytetit të Tetovës dhe Koordinator Ndërsa në periudhën: 2018-2024  ka shërbyer si drejtor ekzekutiv – anëtar ekzekutiv i bordit të drejtorëve Sh.A ( MER) – NOMAGAS  Shkup –  operatori i transmisionit të gazit natyrorë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në vitin 2020 është zgjedhur deputet – Anëtar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Flet Gjuhët: Shqipe, Angleze, Maqedonase dhe Serbo-Kroate.

Ka qenë i angazhuar  dhe pjesëmarrës  në shumë projekte profesionale :
2004 – Anëtar i grupit të punës  : Strategjia për shoqërinë e informatike – Maqedoni
2004 – Anëtar i komitetit  :  Ligji për komunikimet elektronike – Maqedoni
2005 – Anëtar i grupit punues  : Ligji për transmetimet – Maqedoni
2008 – Platformë për rezervime  online
2009-2011, Rrjeti wimax në rajonin e Pollogut
2012 – Inspektim PT. MT, RT, VT në projektin e revitalizimit të Blokut A, KEK – Kosovë
2013-2017 – Inspektim PT. MT, RT, VT në Shqipëri Komani, Moglica, Porto Romano, TAP – Trans Adriatic Pipeline
2014 – Inspektim PT. MT, RT, VT – Qapco, Qatar Petroleum, Mesaieed, Katar


Ka qenë pjesëmarrës në shumë konfererenca akademike dhe shkiencore, në kongrese, seminare,  trajnime profesionale, prezentime etj: 
– Workshop – Zhvillimi i komunikimeve elektronike- VoIp – Gjenevë, Zvicër Shtator 2003
– Konferenca ndërkombëtare për komunikime elektronike dhe transmetime – I.T.U. Gjenevë – Zvicër – Prill 2004
– Workshop “e-learning” – Pragë, Republikë Çeke – Maj 2004
– Forum Ekonomik “Crans Montana” Tiranë, Shqipëri, Maj 2006
– Vizitë studimore në terren “Forcimi i ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të kapaciteteve” UNEP, Parku Kombëtar Adamello, Trento, Itali, Prill 2017
– Vizitë studimore në terren “Forcimi i ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të kapaciteteve” UNEP, Parku Kombëtar Majella, Abruzzo, Itali, Shtator 2017
– TYNDP operatoret e shpërndarjes së gazit për Europën Lindore dhe Ballkanin, ENTSOG, Bruksel, Belgjikë, Prill 2018
– Takim ekspertësh, paraqitja e rezultateve të përkohshme nga Studimi i Fizibilitetit për Qendrën e Gazit të Ballkanit, Bruksel, Belgjikë, Qershor 2018
– Power-Gen, Dhjetor 2018, Orlando, Florida
– Pjesëmarrje e rregullt në të gjitha takimet e ENTSOG në Bruksel 2018 – 2024,
– Pjesëmarrje e rregullt në të gjitha takimet e Energy Community, 2018 -2024
– Panelist i rregullt në të gjitha konferencat energjetike  : Ekonomist – Athinë, Forumin Delfi, si dhe forumet tjera energjetike në Lublanë, Vjenë, Baku etj.

Kontakt:

E-mail: bajram.rexhepi@bdi.mk

Related posts

Valdet Xhaferi

Valdet Xhaferi u lind më 30 tetor 1989 në Shkup, shkollën fillore e kreu në Sh.F. “Ismail Qemali” në Gostivar, shkollën e…

Arbana Pasholli

Arbana Pasholli, e lindur më 19.04.1981 në Dibër, Republika e Maqedonisë së Veriut. Tre vitet e para të shkollës të mesme i…

Arbër Ademi

Arbër Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë. Në vitin 2004 regjistrohet si student në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin Juridik…