Blerim Bexheti

Blerim Bexheti i lindur më 16 tetor 1976 në fshatin Gllumovë, Komuna e Sarajit. Ka kryer studimet në drejtësi pranë Univeritetit të Prishtinës. Flet gjuhët shqipe, maqedonase dhe çeke. Është i martuar, dhe baba i katër fëmijëve.

Nga viti 2009 është anëtar i Kryesisë Qëndrore të BDI-së (Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm), ndërsa nga viti 2022 është Sekretar Organizativ.

Në vitin 2006 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte anëtar i Komision legjislativ-juridik dhe i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe i Agjencionit të Ingeligjencës.

Në vitin 2008 u rizgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte Kryetar i Komisionin për pushtet lokal. Gjithashtu ishte zëvendës kryetar i Komisionit Parlamenar për stabilizim dhe asocim dhe zëvendës anëtar i Komisionit për çështje europiane.

Në zgjedhjet lokale 2009, u zgjodh Kryetar i Komunës së Sarajit, me ç’rast u zgjodh edhe anëtar i Bordit Drejtues të BNJVL.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ishte Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2017 u zgjodh Kryetar i Komunës së Sarajit, duke u rizgjedhur për mandat të ri në vitin 2021.

Në vitin 2024 u zgjodh Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktualisht është Koordinator i grupit parlamentar të Frontit Europian.

Kontakt:

e-mail: blerim.bexheti@bdi.mk