Faton Ahmeti

Faton Ahmeti i lindur më 17 janar 1987 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka kryer studimet deridiplomike në Farmaci, studime të Magjistraturës në Shkencat Farmaceutike si dhe studime të Magjistraturës në Administrim Biznesi – Menaxhment. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Shkenca Farmaceutike.

Nga viti 2005 e në vijim është Anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nga viti 2014 deri 2022 ka qenë Sekreta\r i Degës së Tetovës, ndërsa nga viti 2022 Kryetar i Degës së Tetovës dhe Sekretar i përgjithshëm. Në disa cikle zgjedhore ka qenë anëtarë i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe Shtabit Komunal Zgjedhor.

Në periudhën 2009-2017 ka qenë i angazhuar në kuadër të projekteve të ndryshme në sferën e shëndetësisë, në pozicione të ndryshme edhe atë: Menaxher i projektit, Menaxher i cilësisë, Menaxher i mbështetjes për klientë dhe Analist i proceseve të punës.

Në periudhën 2017-2019, ka qenë i angazhuar si Sekretar Shtetëror pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në periudhën 2020-2023, ka qenë i angazhuar si Drejtor Gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor  të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë shkurtit të vitit 2023 qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në Washington D.C., dhe në shtetet: Maryland, Washington, North Carolina dhe Florida), si pjesë e programit IVLP (International Visitor Leadership Program).

Flet rrjedhshëm gjuhët: shqipe (amtare), maqedone dhe angleze. Ka njohuri mesatare të gjuhës gjermane, ndërsa shërbehet edhe me gjuhët turke dhe serbo-kroate.

Ka aftësi të avancuara në shfrytëzimin e teknologjive informative si: Pakoja Microsoft (Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook, Visio, Project). Posedon njohuri të shkëlqyeshme të aplikacioneve për kërkime shkencore si IBM ISPS dhe MegaStat.

Gjendja civile: i martuar, baba i një fëmije.

Kontakt:

E-mail: faton.ahmeti@bdi.mk

Facebook: https://www.facebook.com/share/15b4sRbeGi/?mibextid=wwXIfr

LinkedIn: http://linkedin.com/in/faton-ahmeti-b35b9620