Kryetari Ahmeti uron kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti uronkabinetin e ri qeveritar të kryeministrit shqiptar Edi Rama pas betimittë bërë në presidencë.Kryetari Ahmeti me këtë rast e përgëzon kryeministrin Rama pr njëmandate të mbarë dhe shumë suksese për shqiptarët dhe Shqipërinë.Në vazhdim urimi i kryetarit Ahmeti drejtuar kryeministrit Rama:I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,I dashur Edi,Fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe mandati i fituar me votat eqytetarëve mori formën e vet përfaqësuese dhe përmbajtësore me përbërjene re parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar.Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plotsuksese për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin.Shqiptarët të dhanë besimin për t’ju prirë dhe për të vijuar me punënpër ta bërë Shqipërinë europiane dhe unë nuk kam as të vetmin dyshim qëdo t’ia arrish.Uroj edhe ministrat e sapozgjedhur të qeverisë me dëshirat më tësinqerta për suksese në mandatin e tyre.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…