Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjes njeherit edhe Kryetar i komisionit për përcaktimin e trasës për rrugën Tetovë-Prizren njofton se Qeveria sot miratoi vendimin për përcaktimin e trasës për rrugën Tetovë- Prizren.Si përfundim nga variantet e paraqitura u konstatua se për pjesën fillestare varianti më i përshtatshëm është varianti që fillon në Tetovë kalon nëpër Kodrën e Diellit deri në vendbanimin Veshallë.Pjesa e fundit nga vendbanimi Veshallë deri në pjesën në Kosovë kalon përmes një tuneli me gjatësi prej 6.4 km, prej të cilit afërsisht gjysma është në pjesën e vendit tonë dhe gjysma në R.Kosovës.Realizimin i këtij projekti është me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe mardhëniet mes dy vendeve.Në cilësine e kryetarit të komisionit shpreh falenderime për kolegët nga Republika e Kosovës për bashkpunimin dhe gatishmërinë e tyre për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të dy vendet.