Nuk ka institucion arsimor të sigurt nëse mësimdhënësit dhe nxënësit nuk ndihen të sigurt në të. Nuk mund të kemi popullatë të re të shëndoshë, nëse nuk kujdesemi për shëndetin e më të rëndësishmëve, mësimdhënësve të cilët pa rezervë bartin njohuritë te nxënësit dhe studentët.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën përmbyllëse të projektit “Siguria dhe shëndeti në punë në veprimtaritë e arsimit dhe shkencës, të cilin e implementuan SASHK-u dhe Shoqata e Maqedonisë për siguri në punë.
– Si partner në dialogun social me SASHK-un, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, krahas avancimit të standardit jetësor të mësimdhënësve dhe të punësuarve në institucionet edukativo-arsimore, rëndësi të madhe i kushton përmirësimit të kushteve të punës, e me këtë edhe sigurisë dhe shëndetit të të gjithë personave të përfshirë në sistemin arsimor, theksoi Shaqiri.
Gjatë viteve të fundit, theksoi ministri, MASH ka investuar në sigurimin e një mjedisi arsimor të shëndoshë dhe të sigurt, shkollat po rinovohen dhe rikonstruktohen, po ndërtohen objekte të reja, po investohet në mjete ndihmës, në pajisjen e laboratorëve.
Siç potencoi Shaqiri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës asnjëherë nuk do të lejojë përdorimin e mjeteve dhe materialeve në shkolla apo laboratorë universitare që mund të cenojnë shëndetin dhe sigurinë e nxënësve dhe vetë mësimdhënësve.
– Besoj se rezultatet e këtij projekti do të na japin pasqyrë të qartë se si shteti kujdeset për sigurinë dhe shëndetin në arsim dhe shkencë, por do të na japë edhe udhërrëfyes drejt
2 / 2
përmirësimit dhe promovimit të sigurisë në procesin arsimor. MASH-i ishte dhe do të mbetet partner i besueshëm i SASHK-ut në marrjen e vendimeve të rëndësishme për përmirësimin e statusit të mësimdhënësit, u shpreh Shaqiri.