Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku.

“Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci, të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon.

U dakorduam që e ardhmja europiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj SHBA sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë.

Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkëatdhetarëve tanë në Kroaci.” shkruan Ahmeti në Facebook.

FB link: https://www.facebook.com/100044523937585/posts/1109255950568526/

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…