Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, në Republikën e Turqisë, ku mbajti fjalim në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”, kushtuar zhvillimeve më të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidave specifike dhe zgjidhjet e mundshme për stabilitet dhe paqe të garantuar në rajon.
Duke iu referuar situatës në rajon, Osmani nënvizoi se ajo edhe më tej vazhdon të jetë e cenueshme me çështje komplekse dhe se zhgënjimet e krijuara në rajon kanalizohen dhe përdoren shumë lehtë nga aktorët e tretë, dhe ato frustrime nuk janë fiktive, por shumë reale dhe të bazuara në pritjen e gjatë për të mundësuar të drejtën më elementare për reforma dhe progres që do të pasonte me hapjen e kapitujve për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Është koha për veprim të shpejtë dhe vendimtar. Ajo që pret Ballkani është të ndërmerren hapa të guximshëm dhe të përcaktohet rrugë e qartë për zgjerimin e ardhshëm dhe vizion afatmesëm për rajonin tonë për të arritur qëllimin përfundimtar – anëtarësimin e plotë të vendeve të BP në Union”, tha Osmani, duke shtuar se një qasje tjetër duhet gjetur me mundësimin e KE-së për të vendosur me shumicë votash për hapjen e kapitujve, gjë që do të inkurajojë procesin e reformave për vendet që do të anëtarësohen në BE dhe votimi konsensual që do të përdoret për mbylljen e kapitujve.
Osmani theksoi se Plani i Zhvillimit është një hap shumë i mirë në këtë drejtim, duke hapur dyert për rritjen e ndihmës financiare dhe integrimin progresiv në bazë të meritës, por Komisioni Evropian duhet të përpiqet për miratimin e tij, sepse nëse dështon atëherë do të shkaktojë zhgënjim të madh dhe për më tepër do të kontribuojë në humbjen e besueshmërisë së Unionit.
Osmani kujtoi se vitin e kaluar kemi prezantuar konceptin “më shumë integrim para anëtarësimit”, i cili përputhet plotësisht me Planin e Zhvillimit, dhe i cili propozon modalitete të ndryshme për integrim gradual dhe përfshirje të shtuar të vendit në procesin e integrimit evropian, duke sjellë përfitime në procesin e anëtarësimit në BE”.
Ky edicion i tretë i Forumit Diplomatik të Antalias, këtë vit mbahet me temë: “Roli drejtues i diplomacisë në kohë të trazuara”. Pjesëmarrës janë zyrtarë të lartë, liderë politikë, akademikë, përfaqësues të mediave, komuniteti i biznesit dhe krijues të opinionit nga e gjithë bota, të cilët e përdorin këtë platformë si një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar dhe përcjellë pikëpamjet e tyre.