Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi, së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mbajtën konferencë për shtyp ku prezantuan të dhënat në lidhje me marrëveshjet e mbështetjes shtetërore të nënshkruara me kompani të cilat kanë aplikuar për masat nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve për vitin 2020. Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili mbajti fjalimin përmes video konferencës, kujtoi se si pjesë e Planit për Rritje Ekonomike, në vitin 2018 u miratua Ligji për Mbështetje Financiare të Investimeve i cili rregullon llojet, shumën, kushtet, mënyrën dhe procedurën për dhënien e mbështetjes financiare të investimeve të subjekteve afariste që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Këtë vit, kontrata të reja u nënshkruan me 38 kompani dhe 10 anekse marrëveshje me një cikël total investimesh prej 53.4 milion euro. Këto janë burime financiare që kompanitë investojnë në investime dhe zhvillim si dhe në fitimin e një avantazhi konkurrues. Kjo sjell progres dhe zhvillim për punonjësit e tyre, por në këtë kohë të paparashikueshme dhe krizës globale, kjo do të thotë stabilitet në vendet e tyre të punës dhe hapje e vendeve të reja të punës. Për më tepër, këto janë investime që kompanitë bëjnë në një kohë krize globale të shkaktuar nga Covid – 19. Kjo është arsyeja pse mirëprita vendimet e këtyre 48 kompanive, të cilat vendosën të bëjnë investime të reja, të cilat do të vazhdojnë trendin e tyre të rritjes, do të krijohen vende të reja pune dhe konkurrenca e kompanive do të rritet në tregun vendas, por më e rëndësishmja, edhe në tregjet ndërkombëtare,” deklaroi Bytyqi. Zëvendëskryeministri theksoi se në mënyrë kumulative, nga viti 2018 deri më sot, janë nënshkruar 245 kontrata me kompani sipas këtij Ligji. Lidhur me kompanitë që nënshkruan kontrata në vitin 2020, cikli total i investimeve të 48 ndërmarrjeve është 53.4 milion euro, nga të cilat 29.4 milion euro janë investime të 38 kompanive të reja, dhe në vitin 2019, të 48 kompanitë kanë realizuar investime prej 17, 5 milion euro. “Investimet e bëra në vitin e parë, pra në vitin 2019, sollën 146 vende të reja pune në këto 38 kompani që po nënshkruajnë kontrata të reja këtë vit, dhe këto kompani janë planifikuar të punësojnë 498 persona duke përfunduar planet e biznesit. Unë jam i kënaqur me shpërndarjen rajonale të investimeve sipas qyteteve, të kompanive që kanë aplikuar, kjo është e rëndësishme për zhvillimin e ekuilibruar rajonal dhe shpërndarjen e barabartë të ndihmës dhe mbështetjes. Tetë nga kompanitë (ose 21%) janë nga Shkupi dhe komunat që gravitojnë drejt Shkupit, ndërsa 30 të tjerët (ose 79%) janë nga qytete ose vendbanime të tjera, të tilla si Manastiri, Koçani, Strumica, Prilepi, Tetova, Gostivari, Velesi , Kumanova, Ohri, Struga, Shtipi, Bogovina, Vinica, Dellçeva, Kavadari dhe Negotina. Kjo do të thotë që gjithnjë e më shumë kompanitë vendore më të vogla janë duke u zhvilluar, dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për qytetarët e atyre vendeve, që të kenë mundësinë të punojnë në vendlindjen e tyre, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e kompanisë dhe rritjen ekonomike lokale, theksoi Bytyqi. Lidhur me madhësinë e nkompanive, Zëvendëskryeministri theksoi se shumica e tyre janë kompani të vogla (deri në 50 të punësuar), gjithsej 20 (ose 53%), e ndjekur nga kompanitë e mesme me gjithsej 10 (ose 26%), pastaj 5 mikro kompani (13%) ) dhe kompanitë më pak të mëdha vetëm 3 (8%). Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se është i kënaqur që edhe përkundër pandemisë që shkaktoi kriza ekonomike, së bashku me Zëvendëskryeministrin Bytyqi kanë mundësinë të njoftojnë se këtë vit Qeveria vazhdon të mbështesë biznesin dhe të mbështesë kompanitë vendase, të cilat kanë arritur të punojnë me sukses gjatë vitit paraprak, por edhe gjatë këtij viti. „ Kur krijuam Planin për Rritje Ekonomike tre vjet më parë, shumë njerëz ishin skeptikë se nuk do të funksiononte dhe se nuk do të përfitonte për kompanitë dhe nuk do të inkurajonte rritjen e investimeve, dhe se nuk do të krijonte vendet e punës që kishim parashikuar atëherë. Por të dhënat e tre viteve të kaluara, por më e rëndësishmja, të dhënat që mund të paraqesim sot tregojnë të kundërtën. Këto të dhëna dëshmojnë se me plane të tilla, me një transparencë të tillë, me një parashikim të tillë nga kompanitë tona, ne kemi arritur të mbështesim mbi 240 kompani,” theksoi ministri. Bekteshi theksoi se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë, për të inkurajuar më tej kompanitë për investime të reja, shpallën një thirrje publike për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën e bizneseve gjatë dhe pas periudhës COVID 19, të cilën praktikisht mund ta marrim si shtesë forcimi të masave për kompanitë prodhuese që kanë realizuar investime në vitin 2020, për zbatimin e të cilave janë siguruar 20 milion euro shtesë të mbështetjes për kompanitë. “Ne vendosëm këtë vit të ndihmojmë më tej në mënyrë shtesë kompanitë tona që do të kenë guximin të investojnë gjatë krizës Covid, por edhe në periudhën post Covid, që do të thotë në vitin 2021, me një shtesë prej 20 milion euro. Lidhur me procesin, unë mund të informoj publikun, dhe posaçërisht kompanitë që kanë aplikuar se vlerësimi i të gjitha aplikimeve është afër përfundimit dhe javën e ardhshme ne do të paraqesim një raport nga Komisioni brenda Ministrisë së Ekonomisë tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me çka ne do të vazhdojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të investimeve që presim të kalojnë 100 milion euro gjatë vitit 2020 dhe 2021,” ceku Ministri Bekteshi. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim të ngushtë me kabinetin e Kryeministrit, kabinetin e Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike dhe me Ministrinë e Financave kanë filluar përgatitjen e një teksti për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, duke marrë parasysh kriteret që aktualisht janë në atë ligj, në mënyrë që të lehtësohet aplikimi i kompanive tona vendase, që vitin e ardhshëm të mund të aplikojnë. Ndryshimet do të synojnë lehtësimin e kritereve për kompanitë që i referohen zvogëlimit të numrit të të punësuarve dhe zvogëlimin e të ardhurave që aktualisht ofrohen si kritere themelore në mënyrë që kompanitë të kualifikohen për të aplikuar për masat për mbështetje financiare.