GRUBI: Bashkësia nënkupton barazi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në paneldiskutimin me temë “Të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve – gjendja,tendencat dhe sfidat” në organizim të Agjencisë për Zbatimin e tëDrejtave të Komuniteteve.Me këtë rast z. Grubi para të pranishmëve tha se procesi i realizimit tëtë drejtave të bashkësive etnike, integrimi në institucionet shtetëroredhe përmirësimi i përgjithshëm i statusit të tyre është permanent edhenë Republikën e Maqedonisë së Veriut.Ky është është fjalimi i plotë i z. Grubi:I nderuar z. Dejvid Gir – shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian nëShkupI nderuar drejtor i Agjencisë për realizimin e të Drejtave të Bashkësivez. Eran KurtushTë nderuar profesorë, ekspertë të fushësTë respektuar përfaqësues të organizatave joqeveritareTë nderuar përfaqësues të mediumeveZonja dhe ZotërinjFaleminderit shumë për ftesën dhe mundësinë që të ju drejtohem sot mbizbatimin e të drejtave të bashkësive etnike.Procesi i realizimit të të drejtave të bashkësive etnike, integrimi nëinstitucionet shtetërore dhe përmirësimi i përgjithshëm i statusit tëtyre është permanent edhe në vendin tonë.Por, siç do thoshte akademik Esat Stavilevci: “ Të jetosh bashkërisht,do të thotë të jetosh në mënyrë të barabartë. Sepse vetëm të barabartëtmund të jetojnë bashkërisht”.Aq sa shteti është lojal ndaj komuniteteve, po aq lojale janëkomunitetet ndaj shtetit.Kjo baraspeshë kërkon barazi të plotë.Barazia në të gjitha sferat e jetës, kjo është baza mbi të cilën neduhet të ndërtojmë politikat moderne të së ardhmes. Ka të bëjë me tëdrejtat fundamentale të njeriut, ka të bëjë me integrimin.Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekzistojnë mekanizma Kushtetuesedhe Ligjore për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive. Gjithashtu kemikrijuar edhe institucione shtetërore siç janë Avokati i popullit,Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, Komiteti për Marrëdhënie në mestë Bashkësive dhe natyrisht edhe vet Agjencia për realizimin e tëDrejtave të Bashkësive Etnike, mysafirë të të cilit jemi sot.Si institucion përgjegjës për marrëdhëniet midis bashkësive dua t’i themdisa fjali për konceptin strategjik mbi të cilin e bazojmë funksionimintonë. Do i përmendi shkurtimisht çështjet kryesore.Për ne, Marrëveshja Kornizë e Ohrit është momenti i kthesës sërealizimit të të drejtave të bashkësive etnike, sepse krijoi mekanizmatpraktike të realizimit të tyre.Parimi i Badenterit ishte zgjidhja konsensuale që kishte munguar që ngaPavarësia e vendit sepse mbivotimi ishte pengesa kryesore që pengonteprocesin dhe margjinalizonte pjesëmarrjen në vendimmarrje.Rrjedhimisht, u krijuan institucione të cilat krijuan mundësi për tëgjithë, u ndryshua kushtetuta, u themelua Sekretariati për zbatimin eMarrëveshjes së Ohrit i cili rishtazi u avancua edhe në Ministri nëmënyrë që të paraqesë shtëpi për të gjitha komunitetet dhe të kthehet nëgardian të të drejtave të tyre.Si Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nepunojmë në disa fusha:Avansimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat – duke i dhënë tashmëelementet e përfaqësimit vertikal. Sepse përfaqësimi nuk është i plotëpa vendosjen edhe në pozicione udhëheqëse të përfaqësueseve tëbashkësive etnike. Pa integrim në jetën publike të vendit, në krijimin epolitikave në të gjitha sferat, nuk mund të realizohen të drejtat etyre.Përdorimi i gjuhëve – përveç ndryshimeve Ligjore dhe formimit tëinstitucioneve siç është Agjencia për zbatimin e gjuhëve dheInspektoratit të gjuhëve, ne punojmë në krijimin e një plani aksional 3vjeçar i cili do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetëedhe më i suksesshëm. Sukseset e vitit të kaluar janë evidente, sidomosnë zbatimin e gjuhës në  punën e Qeverisë.Përgatitjen e analizave të ndryshme për Qeverinë – për temat që itangojnë bashkësitë etnike ne përgatisim materiale, analiza, japimmendime për propozim Ligje, propozojmë Ligje që avansojnë të drejtat ebashkësive etnike.Marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike – në vizionin tonë si Ministri ere , kjo është tema e së ardhmes për të cilën do të angazhohemifuqishëm, sepse kjo është ajo në të cilën ne besojmë.Përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike është tregues i ngritjesshoqërore dhe i demokratizimit të vendit. Ajo është pasqyra më e mirë esuksesit tonë.Natyrisht që ka edhe shumë aspekte tjera, por pa u futur në detaje, përmos të ju marrë kohë, dua të theksoj që ne do të vazhdojmë të punojmë nëgjetjen e zgjidhjeve pragmatike e të qëndrueshme.Kjo Ministri është adresa ku të gjithë pjesëtarët e bashkësive etnikemund të drejtohen dhe janë shumë të mirëseardhur që së bashku të punojmëpër barazinë.Jemi te hapur për ide dhe qasje të reja. Jemi të hapur për bashkëpunim ebashkëveprim, me të gjitha palët e interesuara sepse Bashkë jemi më tëfortë!Faleminderit edhe njëherë për ftesën dhe mundësinë të ju drejtohem nëkëtë panel.Ju uroj shëndet e mos harroni të respektoni masat për mbrojtje ngapandemia!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…