Shaqiri mori pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës d-r Jeton Shaqiri mori pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve, së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, z.Zoran Zaev, nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, përfaqësuesi i Bashkimit Europian në RMV, Dejvid Gir, shef i departamentit të bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit evropian në Shkup, Nikola Bertolini dhe Ministri i Financave, Fatmir Besimi.Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri vuri në dukje se Qeveria e RMV, përmes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrate (MSHIA), është e vendosur në përpjekjet e saj për të përdorur përparësitë e industrisë së TIK dhe për të krijuar një shoqëri të përparuar të informacionit, duke rritur produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin në sektorin publik dhe privat.”MSHIA është subjekti kryesor për krijimin e politikave të qeverisjes elektronike dhe udhëheq përpjekjet për transformimin digjital të shoqërisë në përputhje me politikat dhe direktivat e BE, duke pasur gjithashtu nën përgjegjësinë e saj ekzekutimin dhe zbatimin e shumicës së iniciativave të qeverisjes elektronike. Rishikimi i të ashtuquajturit Single Project Pipeline me përparësitë e përditësuara është i rëndësisë thelbësore për ne në procesin e planifikimit dhe zbatimit të projektit, duke mundësuar planifikimin sistematik dhe në kohë të burimeve dhe rritjen e kapacitetit thithës të secilës mbështetje. “Ne i qasemi këtij procesi me entuziazëm të fortë, seriozitet dhe përkushtim maksimal,” tha ministri Shaqiri.Ministri Shaqiri tha se MSHIA mbetet e vendosur në zbatimin e projektit “NODE” – Ekonomia Digjitale e Maqedonisë së Veriut, e cila mund të pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.”Të gjithë projektet dhe përparësitë e tjera që parashikojmë janë të ndërlidhura dhe varen ngushtë nga miratimi i Strategjisë kombëtare të TIK, e cila përqëndrohet në fushat e identifikuara me përparësi në sektorin e TIK dhe synon të përgatisë Republikën e Maqedonisë së Veriut për një të ardhme digjitale të larmishme.” tha ministri Shaqiri, duke theksuar se Strategjia kombëtare e TIK-ut në mënyrë tematike mbulon 6 shtylla: 1.Lidhja kombëtare dhe infrastruktura qeveritare, 2.Centralizimi dhe ristrukturimi i TIK dhe shërbimeve të qeverisjes elektronike, 3. Shkathtësitë digjitale, 4. Hulumtimi, 5. Zhvillimi dhe inovacioni dhe 6. Mbrojtja e të dhënave dhe shërbimet digjtale.Ministri Shaqiri propozoi që lista ekzistuese e projekteve të plotësohet me një projekt për krijimin e një Qendre të përbashkët qeveritare të të dhënave, e cila sigurisht do të jetë pjesë e Strategjisë kombëtare të TIK, duke marrë parasysh rëndësinë e saj të madhe.Projekti synon të forcojë infrastrukturën digjitale të qeverisë duke krijuar kushte të përshtatshme për akomodimin e sistemeve qeveritare të TIK, gjë që është thelbësore në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.Kjo qendër e të dhënave do të sigurojë një mjedis të përshtatshëm për hostim të serverëve, sistemeve dhe aplikacioneve nga të gjitha ministritë dhe agjencitë, në përputhje me standardet botërore. Duke e lidhur atë me qendrën rezervë në Prilep, do të mundësohet kopjimi i të dhënave kryesore të qeverisë, që do të sigurojë konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri të lartë.Qendra e të dhënave do të ketë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e hendekut digjital që ekziston midis vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE dhe përshpejtimin e transformimit digjital, i cili do të lehtësohet veçanërisht nga 3 rezultatet e pritura të këtij projekti, siç janë:1. Ulja e kostove të dixhitalizimit përmes:• Shfrytëzimi optimal i resurseve të disponueshme hardverike• Mbajtja dhe specializimi i stafit të TIK• Mirëmbajtja e një sistemi ftohës, furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe paralajmërimi i hershëm• Ulja e kostove për lidhje ndërmjet institucioneve dhe vendndodhjes rezerve• Ulja e kostove aktuale për qira, kolokimin dhe përdorimin e teknologjive cloud për sistemet qeveritare2. Rritja e disponueshmërisë dhe përmirësimi i sigurisë në menaxhimin e hardverit dhe zgjidhjeve softverike3. Ulja e ndjeshme e efekteve të dëmshme në mjedis nga sektori digjital qeveritar 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…