Bekteshi në Takimin Ministror të Këshillit Këshillëdhënës të Korridorit Jugor të Gazit në Azerbajxhan: Qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut është lidhja ndërkombëtare dhe diversifikimi i burimeve të furnizimit me gaz natyror

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i një sistemi kombëtar të tubacionit të gazit, lidhja e tij me sistemet rajonale të tubacionit të gazit, si dhe ndërtimi i sistemeve të distribucionit apo shpërndarjes së gazit natyror është një nga prioritetet në ndërtimin e infrastrukturës energjetike. Gazi natyror është një burim jashtëzakonisht i dobishëm i energjisë sepse përdorimi i tij ka një gamë të gjerë, në amvisëri, industri dhe trafik, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Takimin e Shtatë Ministror të Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit, i cili u mbajt përmes video lidhjes në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë vit, Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë për herë të parë në këtë Takim Ministror, ​​i cili është i një rëndësie kyçe në pjesën e diversifikimit të furnizimit me gaz në disa tregje në Evropë. “Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi. Në mënyrë që të sigurohen sasitë e parashikuara të gazit natyror për periudhën në vijim, po zhvillohen aktivitete për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit ekzistues të tubacioneve të gazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhjen e tij me sistemet rajonale të tubacioneve të gazit, veçanërisht me Korridorin Jugor të Gazit si dhe plani që distribumimi i gazit të bëhet përmes partneritetit publik-privat, por edhe për fillimin e negociatave për të siguruar sasi shtesë të gazit natyror,” tha Ministri Bekteshi në fjalimin e tij. Ministri tha se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar fuqimisht në lidhjen e gazit me rajonin, që do të thotë sigurim i gazit natyror nga disa burime. “Në mes të këtij viti, është planifikuar të fillojë ndërtimi i interkonektorit për lidhjen e gazit me Greqinë, i cili do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Korridorin Jugor të Gazit, në atë mënyrë  gazi nga Azerbajxhani do të arrijë edhe në tregun tonë. Së bashku me kompaninë tonë “Resurset Energjetike Nacionale” ne tashmë jemi duke punuar në përfundimin e projekteve për ndërtimin e një interkonektori për lidhje me gaz me fqinjët tanë veriorë Kosovën dhe Serbinë, dhe përveç kësaj si pjesë e projekteve të planifikuara është ndërtimi i një interkonektori shtesë me Bullgarinë , si dhe ndërtimin e Interkonektorit për lidhjen e gazit edhe me Shqipërinë”, theksoi Ministri Bekteshi. Lidhur me investimet në gazifikim, Ministri informoi se deri në fund të këtij viti, një kompani do të zgjidhet për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes së gazit në vend, i cili është një nga investimet më të mëdha kapitale në vend dhe do të sigurojë qasje në gazin natyror në amvisëri dhe ekonomi. Në hapje të Takimit Ministror fjalim mbajti Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, fjalime po ashtu realizuan edhe  Komisioneri për Energjetikë i BE-së Kadri Simpson dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të Komisionit Evropian Oliver Varhelji  ku folën  mbi planet për të zgjeruar furnizimet me gaz në Evropë dhe Ballkan, si  dhe zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Britania e Madhe, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kroacia, Italia, Hungaria, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia, Turkmenistani dhe Greqia. Kompanitë pjesëmarrëse në projekt, Banka Botërore,  Banka  Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Aziatike e Zhvillimit, Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare. Korridori Jugor i Gazit, një projekt prej 40 miliardë dollarësh, kalon 3,500 kilometra nga Baku në Italinë e Jugut përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Burimi kryesor i gazit për sistemin është fusha “Shah Deniz” në Detin Kaspik, me rezerva prej 1.2 trilion metra kub. Me përfundimin e Fazës së parë të Korridorit Jugor të Gazit në Dhjetor 2020, palët e interesuara po konsiderojnë zgjerimin e projektit në tregje të reja, siç është Ballkani dhe tranziti i gazit nga burime të tjera në dispozicion.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…