Decentralizimi fiskal ndikon në zhvillimin ekonomik, resprektivisht vendet e zhvilluara kanë mesatarisht nivel më të lartë të decentralizimit fiskal në raport me vendet në zhvillim. Ne jemi një vend me shkallë të mesme të decentralizimit fiskal dhe duhet të punojmë për avancimin e tij. Prandaj, propozojmë reformë që përbëhet nga tre shtylla lidhur me rritjen e kapacitetit fiskal të komunave, punën e tyre në mënyrë ekonomike dhe rritjen e transparencës, shkruan ministri i Financave Fatmir Besimi në kolumnën e tij dedikuar decentralizimit fiskal.Ndërtimi i sistemit të mirë dhe funksional të financave publike është bazë për rritje të qëndrueshme ekonomike. Procesi i decentralizimit fiskal është pjesë e këtij sistemi. Ashtu siç e përmenda më lart, një sërë hulumtimesh tregojnë korrelacionin pozitiv midis shkallës së decentralizimit fiskal dhe nivelit të zhvillimit ekonomik. Niveli mesatar i decentralizimit fiskal në vendet e zhvilluara është më i lartë se në vendet në zhvillim. Zhvillimi ekonomik në shumicën e vendeve në tranzicion zakonisht lidhet edhe me rritjen e shkallës së decentralizimit. Por ky realicion pozitiv është i kushtëzuar nga kapaciteti institucional, përkatësisht fiskal të vetëqeverisjes lokale, që në rastin e vendit tonë mund të jetë edhe faktor invers në këtë korrelacion pozitiv, pa përforcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal. Megjithatë, ka edhe përjashtime, si dhe modele të ndryshme të decentralizimit fiskal, të cilat varen edhe nga nivelet e pushtetit – shkruan BesimiAi shton se, nëse shqyrtohen të dhënat e fundit në dispozicion të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) për pjesëmarrjen e të hyrave në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore) në BPV, mund të vërehet se në Evropë, Suedia ka pjesëmarrje më të madhe të të hyrave në BPV me 16%, vijon Finlanda dhe Danimarka me pjesëmarrje prej 14.79% dhe 14.12%, përkatësisht Islanda me 11.7% dhe Norvegjia me 9%. Pjesëmarrja e të hyrave të NJVL-së si përqindje e BPV-së në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut shënon 5.4% (sipas të dhënave të reviduara të BPV-së nga Enti shtetëror për statistikë). Krahasuar me vendet në rajon, sipas Raportit të rrjetit të asociacioneve të pushtetit lokal të vendeve të Evropës Juglindore (ku sipas të dhënave paraprake për RMV-në është 4.9%), decentralizimi fiskal është më i ulët në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës (4.5%), Shqipërisë (3.6%), Turqisë (3.5%) dhe Sllovenisë (4.7%), ndërsa më i lartë është në Kroaci (7.4%), Mali të Zi (6.5%) dhe Kosovë (7.7%). Nga ana tjetër, pjesëmarrja e të hyrave të NJVL në BPV në rastin e Ballkanit Perëndimor është 5.6% dhe është 5 përqind më e ulët se mesatarja e BE-së (10.6%) – shkruan Besimi.Ministri i Financave thekson se me qëllim të avancimit të decentralizimit fiskal, parashikohen disa aktivitete dhe masa të cilat janë grupuar në tre shtylla – përmirësimi i kapacitetit fiskal dhe rritja e të hyrave të komunave, rritja e disiplinës fiskale, si dhe transparencës dhe llogaridhënies në punën e tyre.Shtylla e parë ose përmirësimi i kapacitetit fiskal dhe rritja e të hyrave të komunave, do të zbatohet përmes disa aktiviteteve që parashikojnë rritjen e mjeteve që u jepen komunave nga detyrimet e arkëtuara në buxhetin qendror, rritjen e të hyrave vetanake të komunave dhe krijimin e fondeve që do të mbështesin performancën e mirë.Shtylla e dytë e cila është në drejtim të rritjes së disiplinës financiare të komunave, zvogëlimit të borxheve dhe menaxhimit në mënyrë ekonomike, parasheh aktivitete në drejtim të masave për planifikim real të të hyrave dhe shpenzimeve të komunave, racionalizim të punës dhe ulje të shpenzimeve të panevojshme, servisim të rregullt të borxhit, disiplinë më të madhe financiare, procedurë për shpalljen e paqëndrueshmërisë financiare, emetim të fletëobligacioneve komunale dhe analizë të detyrimeve ekzistuese të komunave dhe ndërmarrjeve publike.Në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies – përkatësisht në kuadër të shtyllës së tretë të avancimit të decentralizimit fiskal, do të rritet kontrolli nga ana e vendit, veçanërisht nga Inspektimi financiar lidhur me Ligjin për raportim dhe evidencë të detyrimeve dhe raportime lidhur me mosrespektimin e Ligjit për disiplinë financiare, do të merren masa për rritjen e transparencës së komunave përmes publikimit të raporteve financiare në mënyrë transparente dhe të qartë dhe do të veprohet drejt llogaridhënies më të madhe për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore, shkruan ministri në kolumnë.