Osmani nga Poznani: Hapëm çështje të rëndësishme për të ardhmen e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet e Grupit të Vishegardit- V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor-BP6, i cili në kuadër të presidencës polake u mbajt në Poznan. Temë kryesore e takimit ishte procesi i zgjerimit të BE-së dhe zhvillimet e fundit lidhur me Samitet e fundit të BE-së. Në prani të Përfaqësuesit Special të BE-së për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, por edhe të Ministrit Kroacisë,  u hapën tema për të ardhmen e  procesit të zgjerimit me vendet e rajonit, si proces i dyanshëm që nënkupton përmbushje të obligimeve nga të dyja palët, si dhe pasqyrimin e të gjitha këtyre çështjeve në kredibilitetin dhe integritetin e BE-së në rajon dhe në botë. Osmani falënderoi Presidencën e ardhshme sllovene me Unionin për planet dhe prioritetet e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor, por edhe për përpjekjet e presidencës portugeze  për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Në vitet e fundit, vendi, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, për ta filluar procesin negocioues dhe rrjedhimisht çdo shtyrje e fillimit të këtij procesi shkakton zhgënjim dhe frustrim të caktuar ndaj procesit të zgjerimit. Por edhe përskaj këtyre sfidave, ne jo vetëm që nuk tërhiqemi nga e ardhmja jonë evropiane, por vazhdojmë me angazhim edhe më aktiv në tejkalimin e mos-marrëveshjeve me fqinjin tonë, paralelisht me angazhimin tonë aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e kredibilitetit evropian në rajon”, theksoi Osmani. Ministrat, pa përjashtim, dërguan mesazh të fuqishëm për vazhdimin e përpjekjeve në marrjen e vendimeve të nevojshme në kuadër të presidencës sllovene deri në fund të vitit, e theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së dhe e theksuan rëndësinë e procesit negocioues për reformat e brendshme të vendeve, si dhe për transformimin e përgjithshëm pozitiv të rajonit. Në takim një pjesë e madhe e bisedimeve ndërmjet Ministrave iu kushtua bashkëpunimit rajonal në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike të rajonit, thellimit të bashkëpunimit në fushat e tregut të përbashkët rajonal, digjitalizimit, Agjendës së gjelbërt, si fusha me potencial të madh për ringjallje ekonomike të rajonit. Osmani u falënderua për mbështetjen që Grupi i Vishegardit ia jep rajonit, të shprehur përmes një numri të madh të projekteve konkrete. Në këtë kontekst, ai iu referua kryesimit të sivjetëm të Maqedonisë së Veriut me Fondin e Ballkanit Perëndimor, puna e të cilit mbështetet kryesisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegardit dhe Grupi V4. Ai i paraqiti prioritetet e kryesimit të vendit me Fondin e të cilat kanë të bëjnë me rritjen e mëtejme të Fondit, shtimin e numrit të aktiviteteve dhe forcimin e pronësisë rajonale mbi punën e tij.   

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…