Besimi: Masat reformuese do të jenë në drejtim të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, përmirësimit të mjedisit afarist dhe zvogëlimit të ekonomisë joformale

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe anëtarët e grupit punues ndër-resorial për përgatitjen e Programit të reformave ekonomike 2022-2024,  mbajtën takimin e dytë në kuadër të procesit të përgatitjes së Programit.   Në këtë takim u diskutua për propozim masat reformuese që do të përfshihen në Programin 2022-2024 dhe do të jenë në drejtim të tranzicionit të gjelbër, transformimit dixhital, përmirësimit të mjedisit afarist dhe zvogëlimit të ekonomisë joformale, si dhe avancimit të kapitalit njerëzor.   Masat e propozuara që do të jenë pjesë e PRE 2022-2024 dalin nga rekomandimet që janë pjesë e konkluzioneve të miratuara në Dialogun vjetor të politikave ekonomike, që u mbajt në muajin korrik 2021 me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, si dhe Vlerësimi i KE-së për Programin e reformave ekonomike 2021-2023.   U miratuan rekomandime për përmirësimin e draft tekstit të parë të propozim masave reformuese. Këto rekomandime në periudhën vijuese do të shqyrtohen në kuadër të misionit këshilldhënës të KE-së dhe konsultimet me opinionin.   Ky është proces i vazhdueshëm, i cili zbatohet së bashku me BE-në dhe paraqet përgatitje për pjesëmarrje në procesin e mbikëqyrjes ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare të BE-së, me qëllim që të zbatohen proceset kryesore reformuese në vend, të cilat do të ndikojnë mbi intensifikimin e dialogut me BE-në.   Programi i reformave ekonomike (PRE) për 2021-2023 pasqyron harmonizimin e kornizës afatmesme makroekonomike dhe fiskale me reformat strukturore sektoriale për promovimin e konkurrencës dhe rritjes. I gjithë procesi i përgatitjes së dokumentit koordinohet nga Ministria e Financave me pjesëmarrje të institucioneve përkatëse shtetërore. Programi duhet të dorëzohet në KE, jo më vonë se data 31 janar 2022.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…