Shaqiri: Maqedonia e Veriut inicon bashkëpunim rajonal për nxjerrjen e gjeneratave me shkathtësi të nevojshme për vende të ardhshme të punës

Sot dhe nesër në Shkup mbahet konferenca: “Shkathtësi  për vende të ardhshme të punës” organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Arsim për punësim – E4E” i financuar nga Agjencia e Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa qëllimi i së cilës është themelimi i platformës së ekspertëve, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe do t’u ndihmojnë vendeve nga rajoni në synimet për sinkronizimin e arsimit me tregun e punës.
Në konferencë mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili ju dëshiroi  mirëseardhje pjesëmarrësve nga vendi dhe rajoni,  ku tha se kjo iniciativë e Maqedonisë së Veriut është thelbësisht i rëndësishëm veçmas për secilën ekonomi kombëtare, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Realizimi i kësaj ideje do të kontribuojë ndjeshëm në nxjerrjen e gjeneratave të reja cilësore, të pajisura me shkathtësitë e nevojshme që i’u përgjigjen sfidave të vendeve të reja të punës që do të krijohen pas 10 viteve. “Ndoshta  duket se ka kohë, mirëpo vendet me vizion për të ardhme më të mirë veprojnë menjëherë,” theksoi Shaqiri, duke shtuar se Maqedonia e Veriut tashmë po zbaton reforma të mëdha në sistemin arsimor, të cilat siç u shpreh ai janë hallka më e rëndësishme në mekanizmin gjithëpërfshirës shtetëror të funksionimit, sepse aty krijohet faktori kyç për këtë – përkatësisht kapitalin njerëzor.
Ministri njoftoi se ndryshimet në arsimin fillor parashikuan tekste të reja shkollore, programe të reja mësimore si dhe digjitalizimin me të cilat mësimi u bë më interaktiv dhe kreativ, ndërsa në pjesën e arsimit të mesëm është vendosur në arsimin dhe trajnimin profesional.
“Prezantuam konceptin e arsimit dual i cili është i pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit shoqërorë dhe vetëm për një vit e gjysmë nga 11 paralele duale, arritëm t’i formojmë 97 paralele duale, ndërsa  nga viti i ardhshëm shkollor 2022/2023 hapim 220 paralele duale. Dukshëm është rritur numri i kompanive të cilët janë pjesë e paraleleve duale ku nxënësit mund të trajnohen në botën reale të prodhimit, shërbimeve dhe të gjitha fushave tjera që mund të mësohen vetëm se përmes trajnimit praktik në kompani. “Edhe numri i nxënësve që zgjedhin arsimin e mesëm profesional është vazhdimisht në rritje sepse si ministri për të dytin vit drejtpërdrejt dhe në nivel lokal i promovojnë shkollat profesionale dhe mundësitë e paraleleve duale, me mbështetjen e aleatit tonë më të madh të Zvicrës”, theksoi Shaqiri.
Ministri tha se shteti ia arrin qëllimit sepse zbaton një politikë arsimore efektive, të harmonizuar me politikat për hapjen e vendeve të punës ndërsa  institucionet do të vazhdojnë ta zbatojnë dhe avancojnë  atë.
“Është e rëndësishme të theksohet se ECSC është një faktor sistematik që lidh dhe bashkon bizneset nga njëra anë dhe shtetin nga ana tjetër. Autoritetet publike të deleguara nga shteti në një situatë të pluralizmit  vetëm se e  konfirmojnë profesionalizmin dhe rëndësinë e Odës në të gjithë sistemin arsimor dhe në zhvillimin dhe zbatimin e konceptit të të mësuarit përmes punës dhe arsimit dual, theksoi  Antoni Peshev. drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike, të Maqedonisë së  Veriut e cila gjithashtu është  një nga organizatorët e ngjarjes.
Sipas Peshevit, ndryshimet e gjendjes në nivel global kanë ndikuar në ndryshimet e vendeve të punës në industri dhe në nevojat për aftësi të kuadrit në këtë sektor. Kuptimi i kërkesave për aftësi të reja është thelbësor për adresimin e sfidave në kërkesën për aftësi.
“Bashkëpunimi që po bëjmë me Helvetas ishte një moment shumë vendimtar, sepse shumë investitorë tashmë ishin të pranishëm këtu dhe po përballeshin me të njëjtat pyetje për kuadër të kualifikuar profesional. Projekti inkurajoi  shumë reforma për të krijuar një arsim profesional të orientuar drejt tregut.

Gjatë 4 viteve  të fundit kemi bërë shumë gjëra që jo vetëm kanë përmirësuar arsimin profesional dhe zhvillimin e aftësive, por edhe i kanë bërë më tërheqës dhe kanë kontribuar në ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve  kryesorë”, theksoi  drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike
Ambasadorja e  i Zvicrës në Shkup, Veronik Ullman theksoi …
Në konferencë  marrin pjesë rreth 100 përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektorit privat, akademisë dhe shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Zvicra dhe BE-ja . Sot dhe nesër, do të prezantohen gjetjet më të fundit të kërkimit dhe do të ndahen përvojat praktike se si të lidhen shkathtësitë me vendet e reja të  punës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…