Besimi: Mbetemi të përkushtuar ndaj reformave sistemike, proceset vijuese morën përkrahjen e FMN

Reformat në menaxhimin e financave publike dhe zbatimi i tyre nga Ministria e Financave ishin temë e takimeve të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtorin e Departamentit të Evropës së FMN-së, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers dhe shefin e misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bergljot Barkbu, në Washington, në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Gjatë takimeve, ministri theksoi se edhe pse fokusi i Qeverisë destinohet drejt ballafaqimit me krizën energjetike dhe daljes prej saj me pasoja sa më të pakta negative, në vazhdimësi po punojmë edhe në axhendën e reformave që do të na afrojë me standardet evropiane dhe do të mundësojë përshpejtimin e rritjes.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj axhendës sonë reformuese të projektuar, që nënkupton avancim dhe transparencë më të madhe në menaxhimin e financave publike. Hap i rëndësishëm në këtë drejtim është miratimi i Ligjit të ri të Buxheteve, që nënkupton koncept të ri në buxhetimin e bazuar në rezultate dhe matje të performancës së tyre, që do ta përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve publike.

Me këtë ligj vendosen rregulla dhe parime të reja fiskale. Gjithashtu themelohet Këshilli Fiskal, i cili do të japë analiza dhe mendime të pavarura dhe profesionale për supozimet makroekonomike dhe fiskale, si dhe përcaktohet buxhetimi afatmesëm dhe strategjia fiskale pesëvjeçare. E gjithë kjo do të thotë kontroll dhe transparencë më të madhe në shpenzimin e parave të qytetarëve të mbledhura në buxhet”, tha ministri Besimi.

Ai shtoi se reformat nuk i referohen vetëm pjesës së shpenzimeve të buxhetit, por edhe anës së të hyrave, me ç’rast është përgatitur koncepti i reformës tatimore bazuar në Strategjinë e miratuar për reforma tatimore. Për reformën tatimore është hapur një debat i gjerë publik, ku versioni përfundimtar do të inkorporojë një pjesë të rëndësishme të pikave të konkluduara në debatet publike.

Në këto takime u diskutua edhe për masat e ndërmarra për zbutjen e goditjes së çmimeve, uljen e ekonomisë gri, si dhe zbatimin e konsolidimit fiskal, avancimin e decentralizimit fiskal, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhitalizimit. Njëkohësisht, u konstatua se koordinimi ndërmjet politikës monetare dhe asaj fiskale po zhvillohet në drejtim të duhur, në fushën e përforcimit të stabilitetit financiar dhe ruajtjes së nivelit të rritjes.

U theksua se zbatimi i reformave pasohet me shkallë e lartë të transparencës dhe llogaridhënies fiskale dhe se në këtë pjesë vendi si deri më tani kishte përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…