Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit me Izraelin

Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, si pjesë e rëndësishme dhe vokale e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral, për aktivitetet e mëtejmë të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të gjithë përparësive të diplomacisë parlamentare, ishin në fokus të takimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me Delegacionin e Knesetit të Shtetit të Izraelit, të udhëhequr nga Hamad Amar, kryetar i Grupit parlamentar për miqësi Izrael-Maqedoni e Veriut dhe Tsega Melaku, anëtare e Grupit.

Siç  informojnë nga Kuvendi, në takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Grupt të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Knesetin i Shtetit të Izraelit Rashela Mizrahi, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Cvetanka Ivanova dhe Simona Frankel, ambasadore e Izraelit në vend.

Delegacionit i cili qëndron në vizitë zyrtare me rastin e Komemoracionit të 80 viteve nga deportimi i Hebrenjve nga Maqedonia në llogoren Treblinka. Kryetari foli për ngjarjet e ardhshme komemorative ku përfaqësuesit zyrtarë të Knesetit të Shtetit të Izraelit do të kenë mundësi që në mënyrë përkatëse dhe solemne të bëjnë nderimet e denja ndaj jetëve të humbura përgjithmonë.

“Respekti që ia tregojmë në vendin tonë bashkësisë hebraike e cila është shumë e respektuar, është shprehur edhe nëpërmjet Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup, me çka shfaqet dhe konfirmohet përcaktimi ynë për lidhje të përhershme miqësore me Shtetin e Izraelit dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha nivelet; ka theksuar Xhaferi, transmetojnë nga Kuvendi.

Shtojnë se se ka theksuar se është nder i veçantë që Republika e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar u bë anëtare e 35-të e plotfuqishme e Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit – IHRA, ku në mënyrë përkatëse, përmes forumeve të organizimit do të japë kontributin e vet pa rezervë në memorien botërore për holokaustin.

Kryetari Xhaferi theksoi se krahas prioriteteve strategjike të politikës sonë të jashtme, anëtarësimi në NATO dhe negociatat me BE-në, Republika e Maqedonisë së Veriut ka interes për intensifikimin dhe përforcimin e bashkëpunimit me vendet e Lindjes së Afërme në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“E çmojmë lartë pozitën konstruktive të Shtetit të Izraelit në përpjekjet për stabilizimin dhe normalizimin e raporteve në Lindjen e Afërme, si rezultat i drejtpërdrejtë i “Marrëveshjes së Abrahamit”. Republika e Maqedonisë së Veriut, i përshëndet dhe i mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në këtë rajon” ka theksuar ai.

Kryetari i Grupit Parlamentar për Miqësi Izrael-Maqedoni e Veriut, Hamad Amar, ka rheksuar se puna e grupeve për miqësi është jashtëzakonisht e rëndësishme për për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve dhe se ka konfirmuar se Kneseti, pa dallim në proveniencat e ndryshme politike, kur vjen fjala për vendin tonë, edhe pala qeverisëse edhe opozita janë të njëzëshme se miqësia me Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të madhe. Amari e ka shfrytëzuar rastin të dërgojë ftesë për një vizitë kthyese të Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Knesetin e Shtetit të Izraelit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…