BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit

Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.

Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike.

Ftojeni  menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…