Bekteshi: Dy kompani turke hyjnë në garë për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në Maqedoninë e Veriut

Dy kompani turke kanë hyrë në garë për të ndërtuar gazsjellësin magjistral në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kompanitë “Aksa Dogalgas Dagiti AS” nga Republika e Turqisë dhe “Palmet Energy Anonymous Shirketi” nga Turqia gjithashtu paraqitën oferta për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në vend. Bazuar në raportin e Ministrisë së Ekonomisë, gjatë ditës së djeshme Qeveria solli vendim me të cilin këto dy kompani do të ftohen të marrin pjesë në fazën e dytë të dialogut konkurrues. Kjo do të thotë që këto dy kompani do të marrin pjesë në procedurën e tenderimit deri në fazën e tretë, që do të thotë zgjedhja përfundimtare e një kompanie me çka do të krijohet partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoninë e Veriut, ka shkruar Bekteshi në Facebook-un e tij. Sipas kushteve që do duhej të plotësonin investitorët e interesuar për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Ekonomisë janë:  të paktën pesë vjet përvojë në shpërndarjen e gazit natyror, të paktën 100 mijë përdorues të lidhur në sistemin e tyre të shpërndarjes, të kenë shpërndarë të paktën 3 miliardë m3 në 3 vitet e fundit, dhe të paktën 150 milion euro  të ardhura vjetore në 3 vitet e fundit. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria kanë plan ambicioz për gazifikimin e vendit. Gazi natyror është një nga lëndët djegëse që do të kontribuojë ndjeshëm në tranzicionin energjetik deri në vitin 2040. Prandaj, gazifikimi është thelbësor për ekonominë dhe ka benefite si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi. Arsyetimi për dhënien e kontratës për krijimin e një partneriteti publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoni, buron nga fakti se qytetarëve, si dhe subjekteve tregtare dhe atyre nga sektori publik duhet tu ofrohet një mundësi tjetër për furnizim me gaz, si një burim energjie më ekologjik dhe më miqësor ndaj mjedisit, krahasuar me burimet ekzistuese të energjisë.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…