Bekteshi në panel diskutimi “Pabarazia në periudhën e koronës”: Mbështetja shtetërore përmes masave kovid për biznesin dhe qytetarët po jep rezultate

Gjatë krijimit të masave për ballafaqim me pasojat negative nga pandemia si Qeveri vazhdimisht ishim në konsultim të drejtpërdrejtë me sektorin e biznesit. Mbështetja që kemi dhënë deri më tani ishte e orientuar drejt kompanive dhe qytetarëve më të prekur, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panel diskutimin në kuadër të Konferencës për efektet e pandemisë COVID-19 në ekonominë vendore të organizuar nga Fondacioni për Demokraci Westminster (WFD) dhe Shoqata për hulumtime dhe analiza – ZMAI. “Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën” Pabarazia në kohën e koronës” ku u prezantuan efektet e masave të ndërmarra nga Qeveria për ballafaqimin me  pasojat e shkaktuara nga pandemia. Në kushte kur e gjithë bota ishte në krizë, ne arritëm të ndihmonim kompanitë për të ruajtur likuiditetin e tyre dhe për të parandaluar rritjen e papunësisë dhe njëkohësisht për të mbështetur qytetarët më të prekur. Kjo analizë do të na ndihmojë të krijojmë masa në të ardhmen, në mënyrë që ta ringirisim ekonominë në këmbë të sigurta. Kjo analizë ka rekomandime të shkëlqyera për ne si Qeveri për bërjen e politikave në mënyrë që të zvogëlohen efektet negative nga pandemia nga pikëpamja e ekonomisë, por natyrisht edhe të dhëna të tjera të shkëlqyera në aspektin e alokimit të fondeve qoftë në aspektin rajonal ose në zona të tjera “, deklaroi Ministri Bekteshi. Ministri i bëri thirrje opozitës të mbështesë zgjidhjet ligjore nga Pakoja e pestë e masave të Qeverisë, por edhe disa nga zgjidhjet ligjore nga Pakoja e katërt që u miratuan vitin e kaluar dhe që ende nuk janë votuar në Kuvend. ” Në Kuvend ka akoma ligje të pasjellura për zbatimin e Pakos së katërt të masave. Pakoja e katërt e masave ekonomike dha rezultatet e pritura, por duhet të merret parasysh se në Kuvend ka ende zgjidhje ligjore nga Pakoja e katërt iemasave që janë në Komisionin e Financave në pjesën e rikapitalizimit të Bankës për zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu edhe në pjesën e masës së re për të vendosur garanci për kompanitë e orientuara drejt eksportit dhe për të rritur kapacitetin e Bankës për Zhvillim për të siguruar kredi pa interes për të gjitha kompanitë tona. Opozita i interpreton numrat si të dojë. Unë i bëj thirrje që të mbështesin të gjitha zgjidhjet ligjore. Nëse ata nuk i duan këto zgjidhje ligjore, le të ofrojnë alternativa tjera në mënyrë që ne të përmirësojmë zgjidhjet ligjore, dhe jo t’i bllokojnë të njëjtat,” ceku Bekteshi.   Sipas analizës së Shoqatës për hulumtime dhe analiza (ZMAI), masat që synonin ruajtjen e vendeve të punës dhanë efektin e duhur. Ekspertët parashikojnë që ekonomia do ec në drejtim pozitiv këtë vit, por rritja e PBB-së siç ishte para krizës do të arrihet në vitin 2022 me politika më të mira publike dhe shpenzime më të arsyeshme, pra zbatim të investimeve kapitale. Analiza tregon gjithashtu se ndihma shtetërore ndahet proporcionalisht, në varësi të madhësisë së kompanive, megjithëse ato tregojnë fitime të ndryshme në varësi të rajonit në të cilin ndodhen dhe ka ndryshime të konsiderueshme. Industria e tekstilit mori mbështetjen më të madhe, rreth 11 përqind nga mjetet e përgjithshme të parashikuara, dhe mbështetja efektive është më e madhe në shitjet me pakicë dhe shumicë. Pakoja e katërt e masave ka një ndikim të rëndësishëm në strukturën e ndihmës për kompanitë, kështu që supozohet se do të ketë ndikim edhe në shpërndarjen e të ardhurave.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…