Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për përshpejtimin e rritjes ekonomike

Kapitali njerëzor është në korelacion të  drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, përkatësisht përmes rritjes së njohurive dhe aftësive të qytetarëve mund të veprohet në drejtim të përshpejtimit të rritjes. Prandaj, një nga prioritetet në planet dhe projeksionet për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike janë investimet në kapitalin njerëzor, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në uebinarin e organizuar nga Fakulteti Ekonomik me temë “Sfidat për arsimin e lartë nga fusha e ekonomisë në periudhën e pas krizës së Covid-19”.Ministri theksoi se një nga shtyllat e Strategjisë për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike është investimi në kapitalin njerëzor, përkatësisht zhvillimi i burimeve njerëzore (arsimi, shkenca dhe shëndetësia), rritja e aktivitetit të popullatës së aftë për punë dhe mbrojtja sociale, në kuadër të të cilave janë paraparë masa dhe aktivitete të ndryshme. Ai theksoi se gjatë viteve të kaluara janë bërë përpjekje për të alokuar më shumë mjete në buxhet  në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, gjë që ka rezultuar në rritjen e tyre të shumëfishtë.Sipas Indeksit të kapitalit njerëzor të Bankës Botërore, i cili mat produktivitetin potencial të qytetarëve pasi të mbushin 18 vjeç, sipas nivelit të investimeve në drejtim të tyre në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Gatë periudhës prej vitit 2010 deri në vitin 2020, indeksi i kapitalit njerëzor për Republikën e Maqedonisë së Veriut varionte midis 0.54 ose 0.56, që do të thotë se fëmijët që do të lindin tani, sipas investimeve në drejtim të tyre në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, kur do të mbushin 18 vjeç do të shfrytëzojnë rreth 50% të potencialit të tyre. Përndryshe, në ekonomitë më të zhvilluara në botë indeksi i kapitalit njerëzor është mbi 0.8, në vendet e Bashkimit Evropian rreth 0.75, ndërsa në vendet e rajonit produktiviteti potencial është në mesatare prej 0.65.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…