Besimi: Viti i ardhshëm pritet të jetë një vit i rimëkëmbjes me rritje prej 4.8% të BPV-së

Rritja për vitin 2021 fillimisht pritet që të jetë 4.8% të BPV-së, në përputhje me skenarin bazë. Viti vijues pritet të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike edhe pse pika fillestare e rritjes prej 4.8% do të jetë më e ulët se viti i kaluar, tha në një intervistë për Ekonomski Magazin për Alsat-M, ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai gjithashtu theksoi se kriza e shkaktuar nga virusi korona  është shumë më e madhe se kriza financiare globale e vitit 2009. – Për vitin 2021 supozojmë se do të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike me rritje ekonomike e cila fillimisht ishte parashikuar në 4.8%. Këtu dua të jem i saktë, këto 4.8% të rritjes bazohen në bazë më të ulët nga viti 2020. Sidoqoftë, kjo rritje flet qartë për dinamikën e rimëkëmbjes ekonomike, për shpejtësinë e rritjes dhe se si të krijojmë një situatë ekonomike në lidhje me masat dhe projeksionet ekonomike, e cila do të sjellë parashikueshmëri dhe rritje – tha Besimi. Besimi thekson se kriza e koronës është me përmasa më të mëdha se kriza financiare globale e vitit 2009. – Rënia në tremujorin e tretë, flas për vitin 2009 ishte 3.7%. Tani në nivel vjetor kemi projektuar rënie prej 3.4%. të BPV-së, me atë që në 6 muajt e parë kemi rënie prej 6.5% dhe vetëm në tremujorin e dytë kemi rënie prej 12.7%. Dallimi në vitin 2009 dhe 2020 është se rënia ekonomike është katër herë më e madhe, flas për vendin tonë, por është e njëjta gjë me ekonominë globale. Një aspekt tjetër për të cilën po flasim është se borxhi shtetëror dhe publik në vitin 2009 arritën përkatësisht në 23.6% dhe 26.2% të BPV-së. Aktualisht, borxhi publik është 59.5%, ndërsa deri në fund të vitit pritet të jetë 59.7%. Kjo është situata me të cilën sot përballet Ministria e Financave dhe ekonomia vendore. Sfida dhe prioriteti kryesor në përgjithësi është ruajtja e ekonomisë vendore, ekonomia reale dhe vendet e punës në këtë situatë të krizës globale – tha Besimi. Ai njoftoi se struktura e Buxhetit do duhet të orientohet më shumë drejt investimeve kapitale. – Në strukturën e Buxhetit kemi pozicione që janë rezultat i sistemit tonë në tërësi, do t’i shtoja rendit tonë kushtetues. Ne përcaktohemi nga Kushtetuta si një ekonomi shoqërore, që nënkupton se sigurimi social dhe shëndetësor është i garantuar për çdo qytetar dhe për arsye të ndryshme, qoftë i punësuar apo i regjistruar kërkues pune apo si rast social. E përmend këtë sepse këto janë shpenzime që janë buxhetuar për vite, dekada dhe janë të kushtueshme. Pozicioni tjetër buxhetor janë shpenzimet për funksionimin dhe mirëmbajtjen e administratës. Dhe pozita e tretë janë shpenzimet kapitale ose investimet publike ashtu siç i njohim më gjerësisht, të cilat duhet të rriten – tha Besimi. 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…