Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka qëndruar në fshatin Pallçisht të Poshtëm për të parë nga afër matjet që po bëhen për rrjetin e kanalizimit si dhe shtrimin e disa rrugicave me pllaka begatoni.
Vizitova sot fshatin Pallçisht të Poshtëm. Bashkë me banorët e fshatit kam parë nga afër matjet që po bëhen për realizimin e Projektit të kanalizimit në këtë vendbanim.
Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.
Njëkohësisht, kam lëvizur në rrugicat e pjesës së epërme të fshatit që duhet të rregullohen me pllaka begatoni dhe kam parë nga afër nevojat e banorëve.
Premtimet tona ishin që të gjithë qytetarët e komunës së Bogovinës do të kenë një infrastrukturë më të mirë, andaj po punojmë në këtë drejtim në të gjitha vendbanimet e komunës tonë.